Peja lokale“Peja nuk hesht”, protestë për Arlinda Zekajn, kërkohet llogaridhënie nga institucionet
1 min čitanja
Peja lokale
“Peja nuk hesht”, protestë për Arlinda Zekajn, kërkohet llogaridhënie nga institucionet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Platforma “Peja Nuk Hesht” ka bërë thirrje për protestë në Pejë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e vrasjes së saj.Protesta do të mbahet të premten, më 30 tetor, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Pejë. Qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet që, sipas organizatorëve, kanë dështuar ta mbrojnë të ndjerën.Në thirrjen e tyre, organizatorët kanë ngritur shqetësime për veprimet e Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Qendrës për Punë Sociale në Pejë, duke pretenduar se një varg dështimesh institucionale i parapriu vrasjes së Zekajt.Sipas tyre, e ndjera kishte paraqitur ankesa lidhur me rastin, ndërsa vrasja ndodhi pak kohë pasi ajo ishte shoqëruar nga policia në shtëpi.“Peja nuk hesht! Kërkojmë drejtësi për Arlinda Zekajn!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve, të cilët kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të ketë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.