Këngëtarja e njohur shqiptare dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka mbajtur një fjalim emocional gjatë seancës plenare të së enjtes, ku ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikujtuar njëkohësisht një tragjedi të rëndë që kishte goditur familjen e saj vite më parë.Interpretuesja e hitit “Pikë në zemër”, mes emocionesh dhe lotësh, ka rrëfyer se në vitin 2008 kushërira e saj, mjekja Igballe Llalloshi, ishte vrarë nga bashkëshorti, një ngjarje që, sipas saj, vazhdon të mbetet plagë e hapur për familjen edhe pas 18 vjetësh.“Vrasja e Arlindës duhet të na shërbejë si pikë kthese, edhe në momentet kur, përtej dallimeve politike që mund të kemi, pozitë-opozitë, duhet të bashkohemi kundër atyre burrave që e kanë kthyer dhunën në një mjet sundimi: ‘O do të më nënshtrohesh, o do të vdesësh’”, u shpreh ajo para deputetëve.Në një nga momentet më prekëse të fjalimit, Llalloshi solli në vëmendje historinë tragjike të familjes së saj.“E kush, nëse jo unë, ka arsye të flasë për këtë plagë? Në vitin 2008, kushërira ime, mjekja e respektuar Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe pse kanë kaluar 18 vite, për ne dhimbja nuk është shuar kurrë”, deklaroi këngëtarja dhe deputetja. Edona Llalloshi në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)Ajo theksoi se dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet vetëm përmes statistikave, pasi pas çdo viktime qëndrojnë familje të shkatërruara dhe fëmijë që bartin pasojat e tragjedive gjatë gjithë jetës.“Që nga paslufta, më shumë se 80 gra janë vrarë në Kosovë. Pas secilit prej këtyre numrave qëndron një jetë e shuar, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që mbeten me plagë për gjithë jetën. Dhe sot duhet ta shtrojmë një pyetje: Edhe sa gra duhet të humbin jetën që ne të reagojmë me seriozitet?”, tha Llalloshi.Duke bërë thirrje për veprime konkrete institucionale, deputetja kërkoi që rasti i Arlindës të shërbejë si pikënisje për ndryshime të thella në sistemin e mbrojtjes sociale.“Andaj, të mos presim një tjetër
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
