PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekaj“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj
2 min čitanja
Arlinda zekaj

“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.Ky veprim i IPK-së vjen pas raportimeve në media për mënyrën se si Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga policia. Në media janë bërë publike fjalët e saj drejtuar një zyrtari policor, përfshirë shprehjen: “Faruk, jam lodh, të lutem”, si dhe pretendimin se polici i kishte thënë: “Nuk të pranoj më”. “Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më” Në përgjigjen për Telegrafin, IPK ka konfirmuar se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlindës.“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.IPK ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media, përfshirë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën dhe kohën e reagimit ndaj raportimeve të saj.“Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe secilin raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e institucionit. “S’ke me pasë djalin” - publikohen biseda kërcënuese ndaj Arlinda Zekajt dhe pamjet e dhunës para vrasjes Inspektorati ka theksuar se do të punojë në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë për të siguruar trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të rastit.“IPK mbetet e përkushtuar që, në koordinim me institucionet kompetente të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.Ky veprim i IPK-së vjen pas raportimeve në media për mënyrën se si Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga policia. Në media janë bërë publike fjalët e saj drejtuar një zyrtari policor, përfshirë shprehjen: “Faruk, jam lodh, të lutem”, si dhe pretendimin se polici i kishte thënë: “Nuk të pranoj më”. “Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më” Në përgjigjen për Telegrafin, IPK ka konfirmuar se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlindës.“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.IPK ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media, përfshirë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën dhe kohën e reagimit ndaj raportimeve të saj.“Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe secilin raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e institucionit. “S’ke me pasë djalin” - publikohen biseda kërcënuese ndaj Arlinda Zekajt dhe pamjet e dhunës para vrasjes Inspektorati ka theksuar se do të punojë në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë për të siguruar trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të rastit.“IPK mbetet e përkushtuar që, në koordinim me institucionet kompetente të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…