PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Besnik tahiriTahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Besnik tahiri

Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.Gjatë seancës së Kuvendit, Tahiri iu referua deklaratave të deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për të cilin tha se është përpjekur ta lidhë të dyshuarin për vrasjen e Zekajt me drejtues të AAK-së, për shkak të një fotografie dhe një dreke të përbashkët.Tahiri kritikoi gjithashtu deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, lidhur me deklaratat e saj për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, sipas saj, është përfolur për dhunë në familje.“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.Arlinda Zekaj u vra ditë më parë, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe diskutime në Kuvend, veçanërisht lidhur me raportimet se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet për shkak të kërcënimeve të pretenduara. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.Gjatë seancës së Kuvendit, Tahiri iu referua deklaratave të deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për të cilin tha se është përpjekur ta lidhë të dyshuarin për vrasjen e Zekajt me drejtues të AAK-së, për shkak të një fotografie dhe një dreke të përbashkët.Tahiri kritikoi gjithashtu deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, lidhur me deklaratat e saj për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, sipas saj, është përfolur për dhunë në familje.“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.Arlinda Zekaj u vra ditë më parë, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe diskutime në Kuvend, veçanërisht lidhur me raportimet se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet për shkak të kërcënimeve të pretenduara. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…