Bjordi meziniNëntë vite nga ikja e Adelajdës, një prej personazheve më të kujtuara të Big Brother Albania
1 min čitanja
Bjordi mezini
Nëntë vite nga ikja e Adelajdës, një prej personazheve më të kujtuara të Big Brother Albania
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nëntë vite pas ndarjes së parakohshme nga jeta, Adelajda Xhamani vazhdon të kujtohet për guximin, historinë e saj dhe gjurmën që la në ekranin shqiptar. Më 29 tetor, gazetari Eraldo Rexho e përkujtoi mikeshën e tij me një video nga koha kur punonin së bashku, duke shprehur mallin përmes një mesazhi të shkurtër.Adela u bë e njohur për publikun në vitin 2009, kur u bë pjesë e Big Brother Albania. Asokohe mësuese nga Kavaja, ajo sfidoi paragjykimet e kohës dhe u kthye në një nga personazhet më të komentuara të atij edicioni, edhe për historinë e dashurisë me Bjordi Mezinin.Pas përfundimit të spektaklit, ajo vijoi karrierën në gazetari, duke punuar në media të njohura shqiptare. Megjithatë, jeta e saj u ndërpre papritur më 29 tetor 2017, në moshën 31-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët.Nëntë vite më vonë, Adela kujtohet jo vetëm për eksperiencën televizive, por edhe për guximin për të bërë zgjedhjet e saj, në një kohë kur jo çdo vendim i një vajze pranohej lehtësisht nga shoqëria. Edhe pse u largua shumë herët, emri dhe historia e saj vazhdojnë të mbeten pjesë e kujtesës së publikut. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.