PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Superliga e kosovësOrari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë
2 min čitanja
Superliga e kosovës

Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pesë ndeshje në program, të shpërndara në tri ditë – java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës pritet të sjell përballje interesante, me sfida të rëndësishme për ekipet.Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, ku pesë përballje do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në garën që po vazhdon të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.Java hapet të premten, më 30 tetor, me duelin mes Ballkanit dhe Drenicës, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani do të synojë ta shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Drenica do të kërkojë rezultat pozitiv në një udhëtim aspak të lehtë. Të shtunën janë në program dy ndeshje. Drita përballet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, në një takim ku gjilanasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre.Ndërkohë, Llapi dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të sjellë rivalitet mes dy skuadrave.Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën, më 1 nëntor. Malisheva pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën me përballjen që nis nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pesë ndeshje në program, të shpërndara në tri ditë – java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës pritet të sjell përballje interesante, me sfida të rëndësishme për ekipet.Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, ku pesë përballje do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në garën që po vazhdon të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.Java hapet të premten, më 30 tetor, me duelin mes Ballkanit dhe Drenicës, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani do të synojë ta shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Drenica do të kërkojë rezultat pozitiv në një udhëtim aspak të lehtë. Të shtunën janë në program dy ndeshje. Drita përballet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, në një takim ku gjilanasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre.Ndërkohë, Llapi dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të sjellë rivalitet mes dy skuadrave.Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën, më 1 nëntor. Malisheva pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën me përballjen që nis nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…