SamsungTeknologjia e re e Samsung mund të ndihmojë në zbulimin e një çrregullimi të rrezikshëm gjatë gjumit
2 min čitanja
Samsung
Teknologjia e re e Samsung mund të ndihmojë në zbulimin e një çrregullimi të rrezikshëm gjatë gjumit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Samsung po sjell një funksion të avancuar në pajisjet e saj inteligjente, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve serioze të frymëmarrjes gjatë gjumit. Funksioni i ri për zbulimin e apnesë së gjumit ka marrë miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe të autoriteteve përkatëse në Korenë e Jugut.Samsung ka njoftuar se funksioni i avancuar do të jetë fillimisht i disponueshëm në Korenë e Jugut. Ndryshe nga sistemi ekzistues, i cili identifikon shenja të mundshme të apnesë së gjumit, teknologjia e re ofron një analizë më të detajuar të gjendjes.Përmes algoritmeve të Al, pajisjet analizojnë numrin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë çdo ore të gjumit dhe vlerësojnë shkallën e mundshme të rrezikut.Përdoruesit do të njoftohen për shenja të apnesë së lehtë, të moderuar ose të rëndë.Ky përditësim mund të jetë veçanërisht i dobishëm, pasi apnea e gjumit shpesh kalon pa u vënë re.Megjithatë, funksioni shërben për monitorim dhe nuk e zëvendëson diagnostikimin nga mjekët.Funksioni i ri pritet të fillojë të shpërndahet në Korenë e Jugut gjatë muajit nëntor. Pajisjet e para që do ta mbështesin janë Galaxy Watch Ultra 2, Galaxy Watch 9 dhe Galaxy Ring. Më pas, përditësimi pritet të arrijë edhe te modelet më të vjetra, përfshirë Galaxy Watch 8 dhe Watch 7.Duke qenë se funksioni ka marrë miratimin e FDA-së, ekziston mundësia që shpërndarja ndërkombëtare të nisë afërsisht në të njëjtën periudhë. Megjithatë, datat zyrtare për tregjet e tjera nuk janë konfirmuar.Funksioni mund të jetë veçanërisht i dobishëm për përdoruesit e Galaxy Ring, pasi unaza është më e vogël dhe më e lehtë për t'u mbajtur gjatë natës sesa një orë inteligjente.Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë gjumit. Sipas vlerësimeve, kjo gjendje prek afro një miliard njerëz në mbarë botën.Apnea e gjumit lidhet gjithashtu me probleme të tjera shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe tensionin e lar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.