PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjakova lokalePërurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh
1 min čitanja
Gjakova lokale

Përurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 200 mijë eurosh, që synon modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, si dhe zëvendësministri Agon Dobruna. Objekti i ri ka një sipërfaqe prej më shumë se 500 metrash katrorë dhe përfshin hapësira për këshillim profesional, ofrim të shërbimeve dhe organizim të trajnimeve. Po ashtu, objekti është përshtatur për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.Në funksionalizimin e tij ka kontribuar edhe organizata zvicerane Helvetas, e cila ka financuar blerjen e inventarit dhe pajisjeve teknologjike të nevojshme për punën e zyrës. Sipas njoftimit, Ministria synon që Zyrat e Punësimit të shndërrohen në pika kryesore të kontaktit për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar këshillim profesional, ndërmjetësim në punësim dhe orientim drejt aftësimit profesional.Ndërkaq, Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë ofron trajnime falas në 11 programe profesionale, përmes të cilave kandidatët mund të zhvillojnë aftësi praktike në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 200 mijë eurosh, që synon modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, si dhe zëvendësministri Agon Dobruna. Objekti i ri ka një sipërfaqe prej më shumë se 500 metrash katrorë dhe përfshin hapësira për këshillim profesional, ofrim të shërbimeve dhe organizim të trajnimeve. Po ashtu, objekti është përshtatur për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.Në funksionalizimin e tij ka kontribuar edhe organizata zvicerane Helvetas, e cila ka financuar blerjen e inventarit dhe pajisjeve teknologjike të nevojshme për punën e zyrës. Sipas njoftimit, Ministria synon që Zyrat e Punësimit të shndërrohen në pika kryesore të kontaktit për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar këshillim profesional, ndërmjetësim në punësim dhe orientim drejt aftësimit profesional.Ndërkaq, Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë ofron trajnime falas në 11 programe profesionale, përmes të cilave kandidatët mund të zhvillojnë aftësi praktike në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…