PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prokuroria themelore në gjakovëKokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
2 min čitanja
Prokuroria themelore në gjakovë

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj një shtetasi të Shqipërisë, me inicialet G.Rr., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.I dyshuari, sipas Prokurorisë, më 27 tetor 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, dyshohet se posedonte substanca narkotike me qëllim shitjen ose shpërndarjen e tyre pa autorizim.Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 9.35 gramë kokainë, si dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.Përveç narkotikëve, autoritetet kanë sekuestruar një peshore elektrike, para të gatshme në shuma dhe valuta të ndryshme, një armë automatike, tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.Prokuroria bën të ditur se i dyshuari dyshohet për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Ai ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh që nga 27 tetori, me vendim të Prokurorit të Shtetit.Për rastin pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj një shtetasi të Shqipërisë, me inicialet G.Rr., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.I dyshuari, sipas Prokurorisë, më 27 tetor 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, dyshohet se posedonte substanca narkotike me qëllim shitjen ose shpërndarjen e tyre pa autorizim.Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 9.35 gramë kokainë, si dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.Përveç narkotikëve, autoritetet kanë sekuestruar një peshore elektrike, para të gatshme në shuma dhe valuta të ndryshme, një armë automatike, tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.Prokuroria bën të ditur se i dyshuari dyshohet për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Ai ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh që nga 27 tetori, me vendim të Prokurorit të Shtetit.Për rastin pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…