PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Auv mkAUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë
2 min čitanja
Auv mk

AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të kryera në Radovish dhe në fshatin Pepelishtë të Negotinës, njofton Telegrafi Maqedoni."Shërbimet inspektuese të AUV-së dje kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në lokalet me pakicë të mishit, përgatitjeve të mishit dhe përpunimit të mishit në zonën e Komunës së Radovishit dhe te një person fizik në fshatin Pepelishte të Negotinës, i cili prodhonte dhe shiste produkte të mishit të tymosur dhe prera përmes rrjeteve sociale.Gjatë kontrolleve në Radovish, u sekuestruan afërsisht 2 ton mish të freskët dhe të ngrirë dhe përgatitje mishi të pasigurta, të cilat do të shkatërrohen sot në deponinë "Drisla".Në Pepelisht, u sekuestruan edhe 50 kilogramë përgatitje mishi (pecenica, kulen, proshutë e tymosur etj.) nga një person fizik i cili kryente një aktivitet të pamiratuar nga Agjencia "prodhim i produkteve të mishit të tymosur dhe të prera". Produktet e sekuestruara nuk kanë deklaratë origjine dhe janë ruajtur dhe përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, gjë që përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.Institucionet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle inspektuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të ushqimit të pasigurt", thuhet në njoftimin e AUV-së./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të kryera në Radovish dhe në fshatin Pepelishtë të Negotinës, njofton Telegrafi Maqedoni."Shërbimet inspektuese të AUV-së dje kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në lokalet me pakicë të mishit, përgatitjeve të mishit dhe përpunimit të mishit në zonën e Komunës së Radovishit dhe te një person fizik në fshatin Pepelishte të Negotinës, i cili prodhonte dhe shiste produkte të mishit të tymosur dhe prera përmes rrjeteve sociale.Gjatë kontrolleve në Radovish, u sekuestruan afërsisht 2 ton mish të freskët dhe të ngrirë dhe përgatitje mishi të pasigurta, të cilat do të shkatërrohen sot në deponinë "Drisla".Në Pepelisht, u sekuestruan edhe 50 kilogramë përgatitje mishi (pecenica, kulen, proshutë e tymosur etj.) nga një person fizik i cili kryente një aktivitet të pamiratuar nga Agjencia "prodhim i produkteve të mishit të tymosur dhe të prera". Produktet e sekuestruara nuk kanë deklaratë origjine dhe janë ruajtur dhe përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, gjë që përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.Institucionet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle inspektuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të ushqimit të pasigurt", thuhet në njoftimin e AUV-së./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…