PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Irena donoKJO BOTË
2 min čitanja
Irena dono

KJO BOTË

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Poezi nga: Mary Oliver Përktheu: Irena DonoDo të doja të shkruaja një poezi për botën sikur nuk ka asgjë për t’u magjepsur, por e pamundur më duket. Sido që të jetë tema, dielli i mëngjesit do të hedhë dritë mbi të. Tulipani do ta ndiejë nxehtësinë, petalet e hapura do të fërfëllojnë dhe yll do të bëhet. Milingonat do të mërziten në sythin e bozhureve, të velura nga ëmbëlsia e tepërt aty në errësirë. Sa për gurët në bregdet, harrojeni që secili mund të lahet si ar. Pra, u përpoqa të mendoja me sy mbyllur, sigurisht zogjtë po këndonin. Dhe plepat e egër po lëkundnin gjethet nën muzikën më të ëmbël. Dhe kjo pasohej nga një heshtje e bukur, e çastit, e cila vjen te të gjithë ne, na i përkëdhel veshin pak nga pak, sikur ne të mos nxitojmë ta dëgjojmë. Sa për merimangat, ç’ tjerin vallë në rrjetat e tyre? Edhe sikur të mos thonë gjë, ose të duket se asgjë nuk thonë. Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta ato këndojnë. Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta edhe yjet këndojnë, Dhe milingonat dhe bozhuret dhe gurët e ngrohtë, aq të lumtur janë aty ku janë, në bregdet, në vend që të mbuluar në ar të jenë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Poezi nga: Mary Oliver Përktheu: Irena DonoDo të doja të shkruaja një poezi për botën sikur nuk ka asgjë për t’u magjepsur, por e pamundur më duket. Sido që të jetë tema, dielli i mëngjesit do të hedhë dritë mbi të. Tulipani do ta ndiejë nxehtësinë, petalet e hapura do të fërfëllojnë dhe yll do të bëhet. Milingonat do të mërziten në sythin e bozhureve, të velura nga ëmbëlsia e tepërt aty në errësirë. Sa për gurët në bregdet, harrojeni që secili mund të lahet si ar. Pra, u përpoqa të mendoja me sy mbyllur, sigurisht zogjtë po këndonin. Dhe plepat e egër po lëkundnin gjethet nën muzikën më të ëmbël. Dhe kjo pasohej nga një heshtje e bukur, e çastit, e cila vjen te të gjithë ne, na i përkëdhel veshin pak nga pak, sikur ne të mos nxitojmë ta dëgjojmë. Sa për merimangat, ç’ tjerin vallë në rrjetat e tyre? Edhe sikur të mos thonë gjë, ose të duket se asgjë nuk thonë. Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta ato këndojnë. Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta edhe yjet këndojnë, Dhe milingonat dhe bozhuret dhe gurët e ngrohtë, aq të lumtur janë aty ku janë, në bregdet, në vend që të mbuluar në ar të jenë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…