ShbaRrjedhin të dhënat e mbi 41 mijë punonjësve të sigurisë në SHBA, përfshirë agjentë të ICE-it
2 min čitanja
Shba
Rrjedhin të dhënat e mbi 41 mijë punonjësve të sigurisë në SHBA, përfshirë agjentë të ICE-it
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të dhënat personale dhe profesionale të më shumë se 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), përfshirë mijëra agjentë të zbatimit të ligjit për imigracionin, janë publikuar në internet pas një incidenti të madh të sigurisë kibernetike.Informacionet e rrjedhura përfshijnë emra, adresa pune, numra telefoni dhe përshkrime të detyrave të punonjësve të agjencive si Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP), transmeton Telegrafi.Një zëdhënës i DHS-së deklaroi se institucioni është në dijeni të një shkeljeje të mundshme të sigurisë dhe po punon për ta trajtuar situatën. “Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet ndaj punonjësve dhe zyrtarëve tanë dhe do të sigurohemi që ata të mbrohen siç duhet”, tha ai, duke shtuar se publiku do të informohet kur të ketë më shumë detaje.Të dhënat u publikuan të mërkurën në një bazë të quajtur “Icepick”. Sipas raportimeve, informacionet u siguruan nga një grup që e quan veten Department of Peace, ndërsa gazetarja dhe studiuesja e sigurisë kibernetike maia crimew dhe platforma Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets) ndihmuan në publikimin e tyre.Sipas bazës së të dhënave, më shumë se 21 mijë nga personat e përfshirë punojnë për CBP-në, ndërsa afro 6,600 janë pjesë e ICE-it. Të dhënat përfshijnë gjithashtu punonjës të Homeland Security Investigations, Shërbimit Federal për Mbrojtjen dhe Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën.Përveç të dhënave të punonjësve, publikimi përmban emra të operacioneve që nuk ishin bërë më parë publikë, informacione për agjentët që i drejtonin ose merrnin pjesë në to, si dhe për disa nga teknologjitë e përdorura, përfshirë mjete të ofruara nga Cellebrite dhe Palantir.Përfaqësuesit e grupeve të përfshira thanë se synimi nuk ishte krijimi i një liste të plotë të çdo agjenti të DHS-së, por rritja e llogaridhënies. Emma Best, bashkëthemeluese e DDoSecrets, deklaroi se publikimi nxjerr në pah zyrtarë përgjegjës për mbikëqyrjen
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.