PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Popullsia e maqedonisëGjithnjë e më pak fëmijë po lindin në Maqedoni, rajoni lindor ka shkallën më të ulët të fertilitetit
2 min čitanja
Popullsia e maqedonisë

Gjithnjë e më pak fëmijë po lindin në Maqedoni, rajoni lindor ka shkallën më të ulët të fertilitetit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Maqedonia përballet me një shkallë të ulët fertiliteti, pothuajse identike me mesataren evropiane, por ndryshimet midis rajoneve janë të mëdha, ndërsa Shkupi regjistron më shumë fëmijë për grua, rajoni Lindor ka shkallën më të ulët në vend.Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e fertilitetit në Maqedoni është 1.35 lindje të gjalla për grua, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ra në një nivel rekord të ulët prej 1.34 fëmijësh për grua.Në dy dekadat e fundit, shkalla e fertilitetit në BE ka qenë vazhdimisht nën 2.10 lindje të gjalla për grua, që është niveli i kërkuar për zëvendësimin natyror të popullsisë në kushte të vdekshmërisë së ulët.Në Maqedoni, shkalla më e lartë e fertilitetit është në rajonin e Shkupit, me 1.73 lindje të gjalla për grua. Rajoni Verilindor, me 1.40, dhe rajoni i Pellagonisë, me 1.36 fëmijë për grua, janë gjithashtu mbi mesataren kombëtare.Shkalla më e ulët është regjistruar në rajonin Lindor, ku është 1.16 lindje të gjalla për grua. Në rajonet e Pollogut dhe Jugperëndimit është 1.27, në Juglindje 1.30 dhe në Vardar 1.31.Të dhënat rajonale për BE-në tregojnë se nga 1.165 rajone me të dhëna të disponueshme, në 439, ose 37.7 përqind, shkalla e fertilitetit ishte nën mesataren evropiane. Në 714 rajone, ose 61.3 përqind, ishte mbi mesataren, ndërsa në 12 rajone ishte e barabartë me shkallën mesatare në BE./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Maqedonia përballet me një shkallë të ulët fertiliteti, pothuajse identike me mesataren evropiane, por ndryshimet midis rajoneve janë të mëdha, ndërsa Shkupi regjistron më shumë fëmijë për grua, rajoni Lindor ka shkallën më të ulët në vend.Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e fertilitetit në Maqedoni është 1.35 lindje të gjalla për grua, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ra në një nivel rekord të ulët prej 1.34 fëmijësh për grua.Në dy dekadat e fundit, shkalla e fertilitetit në BE ka qenë vazhdimisht nën 2.10 lindje të gjalla për grua, që është niveli i kërkuar për zëvendësimin natyror të popullsisë në kushte të vdekshmërisë së ulët.Në Maqedoni, shkalla më e lartë e fertilitetit është në rajonin e Shkupit, me 1.73 lindje të gjalla për grua. Rajoni Verilindor, me 1.40, dhe rajoni i Pellagonisë, me 1.36 fëmijë për grua, janë gjithashtu mbi mesataren kombëtare.Shkalla më e ulët është regjistruar në rajonin Lindor, ku është 1.16 lindje të gjalla për grua. Në rajonet e Pollogut dhe Jugperëndimit është 1.27, në Juglindje 1.30 dhe në Vardar 1.31.Të dhënat rajonale për BE-në tregojnë se nga 1.165 rajone me të dhëna të disponueshme, në 439, ose 37.7 përqind, shkalla e fertilitetit ishte nën mesataren evropiane. Në 714 rajone, ose 61.3 përqind, ishte mbi mesataren, ndërsa në 12 rajone ishte e barabartë me shkallën mesatare në BE./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…