Policia e shtetitNë kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar
1 min čitanja
Policia e shtetit
Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit A. Gj., 29 vjeç, lindur dhe banues në Mat.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Gj., në Gjermani, dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.