PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rezerva financiarePothuajse çdo i dyti zviceran ka rezerva financiare për vetëm tre muaj
2 min čitanja
Rezerva financiare

Pothuajse çdo i dyti zviceran ka rezerva financiare për vetëm tre muaj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) zbulon se, pavarësisht kulturës së kursimit, shumë zviceranë nuk janë të përgatitur financiarisht për humbjen e të ardhurave. Pothuajse 15 për qind nuk kanë fare rezerva financiare.Pothuajse gjysma e popullsisë në Zvicër mund ta ruajë standardin aktual të jetesës për vetëm tre muaj ose më pak, në rast të humbjes së të ardhurave. Këtë e tregon një studim i publikuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW).Sipas anketës, 83 për qind e të pyeturve arrijnë të kursejnë para, të paktën herë pas here, ndërsa 43 për qind e bëjnë këtë rregullisht. Megjithatë, kursimi nuk nënkupton domosdoshmërisht siguri financiare, raporton Watson.Rreth 15 për qind e të anketuarve nuk kanë asnjë rezervë financiare, ndërsa 30 për qind mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për vetëm një deri në tre muaj pa të ardhura. Në anën tjetër, pothuajse një e katërta kanë kursime të mjaftueshme për të përballuar më shumë se një vit pa të ardhura.Edhe të ardhurat e larta nuk garantojnë siguriMungesa e rezervave financiare nuk prek vetëm familjet me të ardhura të ulëta. Edhe te personat me të ardhura mujore familjare prej të paktën 10 mijë frangash zvicerane, afërsisht një në katër ka rezerva të mjaftueshme për vetëm tre muaj ose më pak, transmeton Telegrafi.“Kursimi i rregullt nuk do të thotë domosdoshmërisht që një familje është e përgatitur në mënyrë adekuate për një humbje të të ardhurave”, tha ekspertja e ZHAW-së, Selina Lehner.Një në katër persona ka marrë hua paraPresioni financiar reflektohet edhe në jetën e përditshme. Pothuajse një në katër të anketuar ka pasur nevojë të marrë para hua gjatë vitit të kaluar.Ndërkohë, 29 për qind kanë pasur vështirësi që t’i paguajnë faturat e taksave në kohë, të paktën një herë gjatë pesë viteve të fundit.Këto vështirësi ndikojnë edhe në kënaqësinë me gjendjen financiare. Të anketuarit e vlerësojnë atë me 5.6 pikë nga 10 të mundshme. Në krahasim, kënaqësia e përgjithshme me

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) zbulon se, pavarësisht kulturës së kursimit, shumë zviceranë nuk janë të përgatitur financiarisht për humbjen e të ardhurave. Pothuajse 15 për qind nuk kanë fare rezerva financiare.Pothuajse gjysma e popullsisë në Zvicër mund ta ruajë standardin aktual të jetesës për vetëm tre muaj ose më pak, në rast të humbjes së të ardhurave. Këtë e tregon një studim i publikuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW).Sipas anketës, 83 për qind e të pyeturve arrijnë të kursejnë para, të paktën herë pas here, ndërsa 43 për qind e bëjnë këtë rregullisht. Megjithatë, kursimi nuk nënkupton domosdoshmërisht siguri financiare, raporton Watson.Rreth 15 për qind e të anketuarve nuk kanë asnjë rezervë financiare, ndërsa 30 për qind mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për vetëm një deri në tre muaj pa të ardhura. Në anën tjetër, pothuajse një e katërta kanë kursime të mjaftueshme për të përballuar më shumë se një vit pa të ardhura.Edhe të ardhurat e larta nuk garantojnë siguriMungesa e rezervave financiare nuk prek vetëm familjet me të ardhura të ulëta. Edhe te personat me të ardhura mujore familjare prej të paktën 10 mijë frangash zvicerane, afërsisht një në katër ka rezerva të mjaftueshme për vetëm tre muaj ose më pak, transmeton Telegrafi.“Kursimi i rregullt nuk do të thotë domosdoshmërisht që një familje është e përgatitur në mënyrë adekuate për një humbje të të ardhurave”, tha ekspertja e ZHAW-së, Selina Lehner.Një në katër persona ka marrë hua paraPresioni financiar reflektohet edhe në jetën e përditshme. Pothuajse një në katër të anketuar ka pasur nevojë të marrë para hua gjatë vitit të kaluar.Ndërkohë, 29 për qind kanë pasur vështirësi që t’i paguajnë faturat e taksave në kohë, të paktën një herë gjatë pesë viteve të fundit.Këto vështirësi ndikojnë edhe në kënaqësinë me gjendjen financiare. Të anketuarit e vlerësojnë atë me 5.6 pikë nga 10 të mundshme. Në krahasim, kënaqësia e përgjithshme me

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…