NaftaBE-ja paguan 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025
2 min čitanja
Nafta
BE-ja paguan 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Fatura e Bashkimit Evropian për importin e naftës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2026, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë tronditur furnizimet dhe kanë shtyrë çmimet lart.Sipas të dhënave të Eurostat-it, në tremujorin e dytë të këtij viti BE-ja shpenzoi mesatarisht 27.6 miliardë euro në muaj për importin e naftës, 55.8 për qind më shumë se mesatarja prej 17.7 miliardë eurosh në muaj gjatë vitit 2025, transmeton Telegrafi.Rritja e kostove nuk u shoqërua me një shtim të ngjashëm të sasisë së importuar. Vëllimi mujor u rrit vetëm me 1.2 për qind, nga 36.3 milionë tonë në 36.7 milionë tonë. Kjo do të thotë se BE-ja pagoi rreth 9.9 miliardë euro më shumë çdo muaj, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta.Kostoja për ton u rrit nga 487 euro në vitin 2025 në 750 euro në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke iu afruar nivelit rekord të vitit 2022. Në fund të vitit 2025, një ton naftë kushtonte 435 euro, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti çmimi ishte rritur në 498 euro.Një nga faktorët kryesorë është shtrenjtimi i naftës bruto. Profesori Xiaoyi Mu nga Universiteti i Dundee-t i tha Euronews Business se çmimi mesatar mujor i naftës Brent në tremujorin e dytë të vitit 2026 ishte 49.5 për qind më i lartë se mesatarja e vitit 2025, me një rritje prej 34 dollarësh për fuçi.Sipas tij, përpara përshkallëzimit të konfliktit, përmes Ngushticës së Hormuzit kalonin rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte në ditë, afërsisht 20 për qind e konsumit ditor global. “Kur ndërpritet gati 20 për qind e furnizimit botëror, çmimi duhet të rritet për të ribalancuar tregun”, tha Mu.Edhe Szymon Kardas, studiues i lartë i politikave në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), theksoi se lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka ndërprerë prodhimin dhe furnizimet me naftë në tregjet botërore, duke ushtruar presion mbi çmimet. Sipas tij, trafiku i cisternave në Ngushticën e Hormuzit herë kthehet në nivelet e para luftës, e herë bie sërish.Kjo situatë e prek
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.