Kylian mbappeDeklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah
2 min čitanja
Kylian mbappe
Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez Mao Ce Dun kanë shkaktuar zemërim në Kinë, por kapiteni i Francës po merr mbështetje të papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.John Moolenaar, kryetar i komitetit për çështjet e Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, mendon se sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje.Sipas mediumit francez Foot Mercato, ndërhyrja e tij e ka zgjeruar këtë përplasje, duke e lidhur me tensionet më të gjera politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.Reagimet janë shtuar që nga publikimi i videos kontroverse, në të cilën Mbappe e cilësoi Mao Ce Dunin diktator. Disa marka kineze kanë ndërprerë bashkëpunimet me futbollistin. Pse polemika e Kylian Mbappes me Kinën mund t’i kushtojë Real Madridit miliona euro dëme Federata Kineze e Futbollit ka paraqitur protestë, ndërsa një grup mediatik kinez i ka kërkuar Real Madridit një falje publike, duke e bërë klubin përgjegjës për deklaratat e lojtarit të tij.Në përpjekje për ta zbutur krizën, e cila ka shkaktuar reagime të shumta gjatë dy ditëve të fundit, Real Madridi, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, si dhe vetë Mbappé kanë kërkuar falje ndaj Kinës.Megjithatë, Moolenaar e sheh situatën ndryshe. Përfaqësuesi republikan është i vendosur të dënojë atë që e konsideron si dorëzim përballë regjimit kinez.Në një deklaratë të publikuar nga Komiteti i Përzgjedhur për Kinën, politikani republikan nga Miçigani i doli hapur në mbrojtje sulmuesit francez, duke thënë se Mbappe nuk duhet të kërkojë falje pse e cilësoi Mao Ce Dunin diktator. Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha “Ylli botëror i futbollit, Kylian Mbappe, nuk duhet të kërkojë falje pse e quajti Mao Ce Dunin diktator. Mao ishte diktator dhe u shkaktoi popullit kinez dëme shumë më të mëdha sesa mund të shkaktojë çfarëdo deklarate e një futbollisti”, deklaroi Moolenaar.Ai shtoi se diktatura
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.