PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shqiptarët nëpër botëItali, banda që organizonte ekspedita ndëshkuese nga burgu, nën hetim 9 persona, mes tyre shqiptarë
2 min čitanja
Shqiptarët nëpër botë

Itali, banda që organizonte ekspedita ndëshkuese nga burgu, nën hetim 9 persona, mes tyre shqiptarë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nëntë persona, mes tyre disa shtetas shqiptarë, janë vënë nën hetim në Itali në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia (DDA), që ka zbuluar veprimtarinë e një grupi të dyshuar kriminal, i cili dyshohet se organizonte trafik droge dhe ekspedita ndëshkuese edhe nga brenda burgjeve.Sipas hetimeve të Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Bolonjës, grupi dyshohet se përdorte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe telefona celularë të futur në mënyrë të paligjshme në burgje për të koordinuar aktivitetet kriminale, raporton agjencia italiane e lajmeve, Ansa.Me urdhër të gjyqtarit hetues, gjashtë persona janë vendosur nën masa sigurie, mes tyre katër shqiptarë dhe dy italianë. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për një shqiptar 39-vjeçar, tashmë të ndaluar, një 48-vjeçar që ndodhej ende në liri dhe dy të rinj rreth të 20-ave, të vendosur në arrest shtëpiak. Në mesin e italianëve të përfshirë janë një 33-vjeçar, gjithashtu në arrest shtëpiak, dhe një 22-vjeçar.Të dyshuarit po hetohen për vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, zhvatjen, armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e paligjshëm të telefonave celularë brenda institucioneve penitenciare.Dy sulme me armë, të dyshuara si ekspedita ndëshkueseNë qendër të hetimit janë dy episode të rënda të përdorimit të armëve të zjarrit, të cilat hetuesit i kanë cilësuar si të dyshuara për ekspedita ndëshkuese të organizuara në kuadër të konflikteve për borxhe nga droga.Rasti më i fundit lidhet me një ngjarje të ndodhur më 8 janar 2026, pranë banesës së familjes së një të burgosuri. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, ky i fundit dyshohet se i detyrohej grupit një shumë parash për një kilogram kokainë.I burgosuri arriti të paralajmëronte bashkëshorten nga brenda qelisë, pasi ajo po kthehej në shtëpi me një fëmijë të vogël. Ai i tha se pranë hyrjes së banesës ndodheshin dy persona që mund ta sulmonin. Gruaja ndryshoi drejtim dhe njoftoi karabinierët në një stacio

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nëntë persona, mes tyre disa shtetas shqiptarë, janë vënë nën hetim në Itali në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia (DDA), që ka zbuluar veprimtarinë e një grupi të dyshuar kriminal, i cili dyshohet se organizonte trafik droge dhe ekspedita ndëshkuese edhe nga brenda burgjeve.Sipas hetimeve të Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë së Bolonjës, grupi dyshohet se përdorte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe telefona celularë të futur në mënyrë të paligjshme në burgje për të koordinuar aktivitetet kriminale, raporton agjencia italiane e lajmeve, Ansa.Me urdhër të gjyqtarit hetues, gjashtë persona janë vendosur nën masa sigurie, mes tyre katër shqiptarë dhe dy italianë. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për një shqiptar 39-vjeçar, tashmë të ndaluar, një 48-vjeçar që ndodhej ende në liri dhe dy të rinj rreth të 20-ave, të vendosur në arrest shtëpiak. Në mesin e italianëve të përfshirë janë një 33-vjeçar, gjithashtu në arrest shtëpiak, dhe një 22-vjeçar.Të dyshuarit po hetohen për vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, zhvatjen, armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e paligjshëm të telefonave celularë brenda institucioneve penitenciare.Dy sulme me armë, të dyshuara si ekspedita ndëshkueseNë qendër të hetimit janë dy episode të rënda të përdorimit të armëve të zjarrit, të cilat hetuesit i kanë cilësuar si të dyshuara për ekspedita ndëshkuese të organizuara në kuadër të konflikteve për borxhe nga droga.Rasti më i fundit lidhet me një ngjarje të ndodhur më 8 janar 2026, pranë banesës së familjes së një të burgosuri. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, ky i fundit dyshohet se i detyrohej grupit një shumë parash për një kilogram kokainë.I burgosuri arriti të paralajmëronte bashkëshorten nga brenda qelisë, pasi ajo po kthehej në shtëpi me një fëmijë të vogël. Ai i tha se pranë hyrjes së banesës ndodheshin dy persona që mund ta sulmonin. Gruaja ndryshoi drejtim dhe njoftoi karabinierët në një stacio

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…