PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Benjamin netanyahuIzraeli sërish në bllokadë politike - katër skenarë të mundshëm pas zgjedhjeve
2 min čitanja
Benjamin netanyahu

Izraeli sërish në bllokadë politike - katër skenarë të mundshëm pas zgjedhjeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Izraeli, me sa duket, është sërish në një bllokadë politike. Pas numërimit të gati 90 për qind të votave nga zgjedhjet e mbajtura të martën, duket se as koalicioni i kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, dhe as blloku i rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, nuk do të mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.Për të formuar qeverinë, njëra nga partitë kryesore ka të ngjarë të detyrohet të shkelë premtimet kryesore të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Për këtë arsye, zgjedhjet e reja duken si skenari më i mundshëm. Më poshtë janë katër skenarët e mundshëm.1. Qeveri e unitetit kombëtar me Netanyahun në kryeMundësia e parë është që Netanyahu ta bindë Eisenkotin t’i bashkohet në një qeveri të unitetit kombëtar. Në këtë rast, Eisenkoti do të duhej të hiqte dorë nga platforma e tij kryesore politike, pasi ishte paraqitur si alternativa e vetme ndaj Netanyahut dhe e kishte bazuar të gjithë fushatën në premtimin se do ta largonte atë nga pushteti.Mbrëmë, në selinë e tij zgjedhore, Eisenkoti i bëri thirrje Netanyahut që “sot të njoftojë tërheqjen nga jeta politike”. Ai u tha të pranishmëve se izraelitët janë lodhur nga “kultura e gënjeshtrave, përçarjeve dhe nxitjes së urrejtjes” së Netanyahut.Megjithatë, këtë deklaratë e bëri përpara se të korrigjoheshin rezultatet e njërës prej exit-polleve kryesore. Edhe pse sondazhi fillimisht parashikonte epërsinë e bllokut të Eisenkotit, Netanyahu e ka kaluar atë ndërkohë, shkruan bbc. Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin? Netanyahu mund të përpiqet ta përfshijë partinë Yashar të Eisenkotit në një qeveri të unitetit me partinë e tij, Likud, por me kusht që të heqë dorë nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe partitë ultraortodokse.Megjithatë, mbrëmë, në selinë e Likudit, Netanyahu falënderoi “partnerët e tij besnikë” dhe bëri thirrje për formimin e një “qeverie të fortë të djathtë”. Shumëkush e interpretoi këtë mesazh si shenjë se ai dëshiron ta ruajë koalicionin aktual.Një pë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Izraeli, me sa duket, është sërish në një bllokadë politike. Pas numërimit të gati 90 për qind të votave nga zgjedhjet e mbajtura të martën, duket se as koalicioni i kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, dhe as blloku i rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, nuk do të mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.Për të formuar qeverinë, njëra nga partitë kryesore ka të ngjarë të detyrohet të shkelë premtimet kryesore të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Për këtë arsye, zgjedhjet e reja duken si skenari më i mundshëm. Më poshtë janë katër skenarët e mundshëm.1. Qeveri e unitetit kombëtar me Netanyahun në kryeMundësia e parë është që Netanyahu ta bindë Eisenkotin t’i bashkohet në një qeveri të unitetit kombëtar. Në këtë rast, Eisenkoti do të duhej të hiqte dorë nga platforma e tij kryesore politike, pasi ishte paraqitur si alternativa e vetme ndaj Netanyahut dhe e kishte bazuar të gjithë fushatën në premtimin se do ta largonte atë nga pushteti.Mbrëmë, në selinë e tij zgjedhore, Eisenkoti i bëri thirrje Netanyahut që “sot të njoftojë tërheqjen nga jeta politike”. Ai u tha të pranishmëve se izraelitët janë lodhur nga “kultura e gënjeshtrave, përçarjeve dhe nxitjes së urrejtjes” së Netanyahut.Megjithatë, këtë deklaratë e bëri përpara se të korrigjoheshin rezultatet e njërës prej exit-polleve kryesore. Edhe pse sondazhi fillimisht parashikonte epërsinë e bllokut të Eisenkotit, Netanyahu e ka kaluar atë ndërkohë, shkruan bbc. Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin? Netanyahu mund të përpiqet ta përfshijë partinë Yashar të Eisenkotit në një qeveri të unitetit me partinë e tij, Likud, por me kusht që të heqë dorë nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe partitë ultraortodokse.Megjithatë, mbrëmë, në selinë e Likudit, Netanyahu falënderoi “partnerët e tij besnikë” dhe bëri thirrje për formimin e një “qeverie të fortë të djathtë”. Shumëkush e interpretoi këtë mesazh si shenjë se ai dëshiron ta ruajë koalicionin aktual.Një pë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…