Gjykata e apelitGjykata e Apelit ia ul dënimin ish-togerit të Policisë së Kosovës i akuzuar për spiunazh
2 min čitanja
Gjykata e apelit
Gjykata e Apelit ia ul dënimin ish-togerit të Policisë së Kosovës i akuzuar për spiunazh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin nga 6 vite burg, në 5 vite e 6 muaj ish-togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, i akuzuar për spiunazh, ndërsa ka vërtetuar dënimin me gjobë në shumën prej 2,000 euro për veprën penale – armëmbajtje pa leje.“Të pandehurit Bojan Jevtiq, për veprën penale – spiunazhi për të cilën është shpallur fajtor, i shqipton dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 vite e 6 muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17.07.2025 e deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, ndërsa dënimin me gjobë për veprën penale – Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në shumë prej 2,000.00 € e merr si të vërtetuar.”- thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.Fillimisht, Gjykata e Prishtinës në muajin maj të vitit 2026 pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë për veprën penale të spiunazhit të akuzuarin Bojan Jevtiq e kishte dënuar me 6 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2,000 euro gjobë.Gjykata të njejtit i kishte shqiptuar edhe dënim plotësues si: “Ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike” për 5 vite.Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi i Themelores nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se nuk është konstatuar as shkelje e ligjit penal në dëm të të pandehurit.Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtësit të të pandehurit lidhur me sanksionin penal janë të bazuara për faktin se Gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë rrethanat relevante që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit konkret.Në aktgjykim thuhet se kolegji i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se pretendimet e mbrojtësit të të pandehurit në ankesë për një dënim me të butë janë të bazuara.Tutje, Gjykata e Apelit ka thënë se Gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka vlerësuar rëndësinë e veprës penale dhe pasojat e saj serioze, duke
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.