RusiaIsh-mercenari i Wagnerit rrah bashkëshorten para fëmijës njëvjeçar, dënohet vetëm me gjobë
1 min čitanja
Rusia
Ish-mercenari i Wagnerit rrah bashkëshorten para fëmijës njëvjeçar, dënohet vetëm me gjobë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një ish-luftëtar i grupit mercenar rus Wagner ka rrahur bashkëshorten e tij në qytetin e Novosibirskut, në Rusi, ndërsa ajo mbante në krahë fëmijën e tyre njëvjeçar.Pavarësisht incidentit, burri është dënuar vetëm me gjobë dhe është liruar tri ditë pas arrestimit.Sipas publikimit Nastoyashchaya Sibir, ndaj tij u ngrit akuza për huliganizëm të lehtë. Ndërkohë, bashkëshortes iu diagnostikua tronditje e trurit. Rasti u mbyll pasi autoritetet, sipas raportimit, nuk konstatuan elemente të një vepre penale.Viktima deklaroi se bashkëshorti i saj konsumon shumë alkool dhe se, para se të shkonte në frontin e luftës, kishte vuajtur një dënim me burg për vrasje nga pakujdesia.Ajo aktualisht jeton me djalin e saj në shtëpinë e prindërve dhe planifikon të shkurorëzohet, pasi frikësohet për sigurinë e saj. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.