SerbiaLista e Studentëve po vjen në pushtet në Serbi - cila është politika e tyre ndaj Kosovës, BE-së dhe fushave të tjera?
2 min čitanja
Serbia
Lista e Studentëve po vjen në pushtet në Serbi - cila është politika e tyre ndaj Kosovës, BE-së dhe fushave të tjera?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lëvizja që u krijua nga protestat pas vdekjes së 16 personave nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, tashmë ka fituar zgjedhjet. Megjithatë, ndryshimi i pushtetit në Serbi ende duhet të ndodhë.Lista e mbështetur nga studentët nuk përbëhet vetëm nga studentë. Në të bëjnë pjesë edhe profesorë, mjekë dhe kandidatë të tjerë, shkruan index.hr. Ajo udhëhiqet nga kardiologu i Novi Sadit, Ilija Srdanoviq. Por, çfarë i pret fituesit dhe si e përfytyrojnë ata Serbinë e re?Plani i studentëveBaza e programit të tyre quhet “Plani i Studentëve”. Ai përmban 11 pika, të ndara në tri pjesë: “Serbia ose mafia”, “Dija është fuqi” dhe “Serbia rritet bashkë me ne”.Pjesa e parë përqendrohet te institucionet dhe korrupsioni, ndërsa pjesët e tjera trajtojnë arsimin, ekonominë dhe problemet e përditshme të qytetarëve.Ligji për prejardhjen e pasurisë dhe lustrimiLista e Studentëve ka paralajmëruar krijimin e një strukture të posaçme policore në kuadër të prokurorisë, e cila do të hetonte korrupsionin dhe do t’i arrestonte përgjegjësit pa presion politik.Ajo ka premtuar gjithashtu verifikimin e punës së policisë, gjykatave dhe prokurorisë, si dhe miratimin e një ligji për prejardhjen e pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.Në program përmendet edhe lustrimi i zyrtarëve publikë. Kjo do të përfshinte kontrollin e pasurisë së zyrtarëve dhe shqyrtimin e veprimeve të tyre. Sipas programit, përgjegjësi do të mbanin ata që kanë keqpërdorur detyrën, janë përfshirë në korrupsion ose kanë shkelur të drejtat e njeriut, Kushtetutën dhe ligjet. Studentët në Beograd fshinë grafitet fyese ndaj shqiptarëve Studentët kërkojnë publikimin e kontratave dhe tenderëve, si dhe auditimin e projekteve shtetërore, veçanërisht të atyre që janë zhvilluar në mënyrë jotransparente ose kanë kushtuar më shumë sesa duhej.Sa u përket mediave, ata paralajmërojnë depolitizimin e rregullatorit dhe të transmetuesit publik RTS. Plani përfshin edhe shqyrtimin e përgjegjësisë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.