PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VitesseÇfarë ndodhi me Vitessen, klubin ku shkëlqyen Rashica dhe Broja, ndërsa tani luan Zumberi
2 min čitanja
Vitesse

Çfarë ndodhi me Vitessen, klubin ku shkëlqyen Rashica dhe Broja, ndërsa tani luan Zumberi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë lavdinë e dikurshme pas një periudhe të rëndë financiare dhe sportive. Në skuadrën aktuale bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Valon Zumberi, ndërsa historia e klubit lidhet edhe me mesfushorin e Ballkanit, Toni Domgjonin.Vitesse është një prej klubeve me histori të gjatë në futbollin holandez. I themeluar në vitin 1892, klubi nga Arnhem për shumë vite ishte pjesë e Eredivisies, duke garuar kundër skuadrave më të njohura të vendit dhe duke marrë pjesë edhe në garat evropiane. Megjithatë, vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë e tij.Problemet financiare dhe mosmarrëveshjet me Federatën Holandeze të Futbollit për licencën profesionale e çuan klubin pranë përjashtimit nga futbolli profesionist në vitin 2025. Pas një beteje të gjatë ligjore, Vitesse arriti ta ruajë licencën dhe të vazhdojë garat në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit holandez. Tashmë, synimi është të rikthejë stabilitetin dhe të ndërtojë një skuadër që mund ta afrojë sërish me nivelin ku dikur ishte mësuar të konkurronte.Vitesse Arnhem aktualisht renditet në vendin e 9-të në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit në Holandë, për sezonin 2026/27. Pas 12 ndeshjeve, ka 17 pikë, me bilanc prej 5 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve. Rashica dhe Broja, dy histori suksesi te VitessePër tifozët shqiptarë, Vitesse ka një lidhje të veçantë me dy futbollistë që më vonë arritën të luanin në kampionate të rëndësishme evropiane: Milot Rashicën dhe Armando Brojën.Rashica u transferua te klubi holandez në vitin 2015, pas paraqitjeve të mira me Vushtrrinë dhe në futbollin kosovar. Ai u përshtat shpejt me Eredivisien, duke u dalluar për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste. Në dy sezonet e para me Vitesse, sulmuesi kosovar realizoi dhjetë gola dhe regjistroi 13 asistime në kampionat. Në sezonin 2017/18, para se të largohej drejt W

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë lavdinë e dikurshme pas një periudhe të rëndë financiare dhe sportive. Në skuadrën aktuale bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Valon Zumberi, ndërsa historia e klubit lidhet edhe me mesfushorin e Ballkanit, Toni Domgjonin.Vitesse është një prej klubeve me histori të gjatë në futbollin holandez. I themeluar në vitin 1892, klubi nga Arnhem për shumë vite ishte pjesë e Eredivisies, duke garuar kundër skuadrave më të njohura të vendit dhe duke marrë pjesë edhe në garat evropiane. Megjithatë, vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë e tij.Problemet financiare dhe mosmarrëveshjet me Federatën Holandeze të Futbollit për licencën profesionale e çuan klubin pranë përjashtimit nga futbolli profesionist në vitin 2025. Pas një beteje të gjatë ligjore, Vitesse arriti ta ruajë licencën dhe të vazhdojë garat në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit holandez. Tashmë, synimi është të rikthejë stabilitetin dhe të ndërtojë një skuadër që mund ta afrojë sërish me nivelin ku dikur ishte mësuar të konkurronte.Vitesse Arnhem aktualisht renditet në vendin e 9-të në Eerste Divisie, kategorinë e dytë të futbollit në Holandë, për sezonin 2026/27. Pas 12 ndeshjeve, ka 17 pikë, me bilanc prej 5 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve. Rashica dhe Broja, dy histori suksesi te VitessePër tifozët shqiptarë, Vitesse ka një lidhje të veçantë me dy futbollistë që më vonë arritën të luanin në kampionate të rëndësishme evropiane: Milot Rashicën dhe Armando Brojën.Rashica u transferua te klubi holandez në vitin 2015, pas paraqitjeve të mira me Vushtrrinë dhe në futbollin kosovar. Ai u përshtat shpejt me Eredivisien, duke u dalluar për shpejtësinë, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste. Në dy sezonet e para me Vitesse, sulmuesi kosovar realizoi dhjetë gola dhe regjistroi 13 asistime në kampionat. Në sezonin 2017/18, para se të largohej drejt W

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…