Bashkimi evropianNën "kërcënimet" e Gjermanisë, BE-ja heq dorë nga propozimi për anëtarësimin e asociuar të Kanadasë
2 min čitanja
Bashkimi evropian
Nën "kërcënimet" e Gjermanisë, BE-ja heq dorë nga propozimi për anëtarësimin e asociuar të Kanadasë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkimi Evropian po tërhiqet nga ideja për ta bërë Kanadanë anëtare të asociuar të bllokut 27-shtetësh.Një deklaratë e përbashkët, që pritet të publikohet të premten në samitin e 21-të Kanada-BE në Montreal, do të përdorë një gjuhë më të butë, duke premtuar forcimin e lidhjeve mes palëve, sipas burimeve që kanë parë versionin më të fundit të draftit të deklaratës.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, befasoi shumëkënd muajin e kaluar, kur njoftoi se BE-ja do të niste procesin për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të bllokut. Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në kuadër të BE-së, çka ngriti pikëpyetje te disa vende anëtare dhe politikanë kanadezë lidhur me mënyrën se si do të funksiononte kjo marrëdhënie.Lajmi se deklarata e përbashkët e samitit nuk do ta përmendë anëtarësimin e asociuar u raportua fillimisht nga Politico.Burime të njohura me draftin e deklaratës mes Kanadasë dhe BE-së i thanë CBC News se termi “anëtare e asociuar” është hequr nga dokumenti, ndërsa versioni i ri propozon krijimin e një “asociimi gjithnjë e më të ngushtë” mes palëve.Ato theksuan se deklarata është ende në formë drafti dhe mund të ndryshojë deri në fund të javës. Von der Leyen shpjegon dallimin mes Kosovës dhe Kanadasë për anëtarësimin në BE Një burim, i cili foli për CBC News në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të deklarohej publikisht, shtoi se kjo nuk do të thotë se ndryshon përmbajtja e marrëveshjes.Një burim tjetër tha se disa vende të BE-së e kundërshtuan termin “anëtare e asociuar”, veçanërisht ania, e cila e cilësoi këtë çështje si një vijë të kuqe që nuk mund të kalohet.Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se emërtimi i marrëdhënies së Kanadasë me BE-në nuk duhet të ketë rëndësi, për sa kohë që ajo sjell përfitime për qytetarët kanadezë.Duke folur me gazetarët të martën, para një mbledhjeje të kabinetit, Carney tha se ajo që ka rëndësi është ndikimi që marrëveshja do të ketë në jetën e qytetarëve dhe në pavarësinë e vendi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.