PagesaZvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT
2 min čitanja
Pagesa
Zvicra kërkon më shumë transparencë për tarifat e pagesave me kartë dhe TWINT
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këshilli Federal nis konsultimet për ndryshimin e ligjit, me synimin që tregtarët të kenë informacion të qartë për komisionet që paguajnë gjatë transaksioneve pa para të gatshme.Këshilli Federal i Zvicrës ka nisur të mërkurën një proces konsultimi për ndryshimin e Ligjit kundër Konkurrencës së Padrejtë, me qëllim rritjen e transparencës për tarifat që tregtarët paguajnë për shërbimet e pagesave elektronike, shkruan RTS.Kur klientët paguajnë përmes TWINT, Visa ose Mastercard, tregtarët dhe pronarët e restoranteve duhet të paguajnë komisione për këto shërbime. Megjithatë, mënyra e llogaritjes së tarifave nuk është gjithmonë e qartë, duke e bërë të vështirë krahasimin e ofertave dhe zgjedhjen e shërbimit më të përshtatshëm.Tarifat duhet të paraqiten qartëParlamenti zviceran e ka konsideruar këtë çështje problematike dhe, vitin e kaluar, i kërkoi Këshillit Federal të ndërmarrë hapa për të përmirësuar transparencën, transmeton Telegrafi.Sipas propozimit të qeverisë, ofruesit e shërbimeve të pagesave për tregtarët, përfshirë Visa, Mastercard dhe TWINT, do të duhet të paraqesin qartë tarifat e ndryshme që aplikohen për çdo transaksion.Këto përfshijnë tarifën e shërbimit që paguan tregtari, tarifën e shkëmbimit dhe tarifën e skemës së pagesave, e cila vendoset nga ofruesi i sistemit përkatës.Transparenca e çmimit total, thelbësore për konkurrencënSipas Këshillit Federal, paraqitja transparente e çmimit të përgjithshëm është e mjaftueshme për të garantuar konkurrencë efektive ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.Qeveria vlerëson se kërkesat shtesë për transparencë do të krijonin barrë administrative, pa përfitime të dëshmuara qartë për konkurrencën.Procesi i konsultimit do të shërbejë për shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara në legjislacion./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.