PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Diana kastratBabai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve
2 min čitanja
Diana kastrat

Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh, ka kritikuar neglizhencën e institucioneve në trajtimin e rastit të vajzës së tij asokohe.Në Debat Plus, Kastrati ka thënë se, pavarësisht kërkesave për mbrojtje dhe përpjekjeve të familjes për të kërkuar ndihmë nga institucionet, askush nuk ishte marrë siç duhet me rastin.Ai ka treguar se Diana kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sipas tij, organet përgjegjëse nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kastrati ka thënë se pas vrasjes kishte kuptuar se kërkesa e vajzës së tij as nuk ishte protokolluar nga stacioni policor.“Është e çuditshme. Nuk e kam pritur që do të ndodhte ajo që më ndodhi mua, por as që kjo gjendje do të vazhdonte kështu”, ka thënë Kastrati.Ai ka rrëfyer edhe përpjekjet e tij për të kërkuar llogari nga institucionet, përfshirë gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale, por ka thënë se ishte përballur me neglizhencë dhe injorim.Kastrati ka theksuar se për rreth gjashtë muaj kishte kërkuar ndihmë në institucione dhe organizata të ndryshme, por pa arritur ta shpëtonte vajzën e tij.“Ne nuk kemi arritur ta shpëtojmë një jetë, jetën e fëmijës tonë, një jetë nëne, e cila ka lënë pas një fëmijë, për shkak të neglizhencës totale të institucioneve, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale, gjykata dhe prokuroritë”, ka deklaruar ai.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh, ka kritikuar neglizhencën e institucioneve në trajtimin e rastit të vajzës së tij asokohe.Në Debat Plus, Kastrati ka thënë se, pavarësisht kërkesave për mbrojtje dhe përpjekjeve të familjes për të kërkuar ndihmë nga institucionet, askush nuk ishte marrë siç duhet me rastin.Ai ka treguar se Diana kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sipas tij, organet përgjegjëse nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kastrati ka thënë se pas vrasjes kishte kuptuar se kërkesa e vajzës së tij as nuk ishte protokolluar nga stacioni policor.“Është e çuditshme. Nuk e kam pritur që do të ndodhte ajo që më ndodhi mua, por as që kjo gjendje do të vazhdonte kështu”, ka thënë Kastrati.Ai ka rrëfyer edhe përpjekjet e tij për të kërkuar llogari nga institucionet, përfshirë gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale, por ka thënë se ishte përballur me neglizhencë dhe injorim.Kastrati ka theksuar se për rreth gjashtë muaj kishte kërkuar ndihmë në institucione dhe organizata të ndryshme, por pa arritur ta shpëtonte vajzën e tij.“Ne nuk kemi arritur ta shpëtojmë një jetë, jetën e fëmijës tonë, një jetë nëne, e cila ka lënë pas një fëmijë, për shkak të neglizhencës totale të institucioneve, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale, gjykata dhe prokuroritë”, ka deklaruar ai.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…