Protesta në tiranëHyjnë në fuqi masat: Gjoba deri në 5 mijë euro për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Evropë
2 min čitanja
Protesta në tiranë
Hyjnë në fuqi masat: Gjoba deri në 5 mijë euro për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Evropë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Shqipërisë ka paraparë ndryshime në Ligjin për Tubimet, përmes të cilave synon të ashpërsojë gjobat për shkeljet gjatë protestave, të përcaktojë kufizime të përkohshme rreth objekteve të caktuara dhe të krijojë një regjistër të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra të dhunshme gjatë grumbullimeve publike.Sipas ndryshimeve të propozuara, gjobat për mosbindje ndaj urdhrit të policisë për shpërndarjen e një tubimi mund të arrijnë deri në 200 mijë lekë, rreth 2,000 euro. Kur personi është me identitet të fshehur, gjoba mund të arrijë deri në 500 mijë lekë, rreth 5,000 euro.Për pjesëmarrjen në një tubim të ndaluar dhe fshehjen e paligjshme të identitetit parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, përkatësisht rreth 100 deri në 1,000 euro. Ndërkaq, moszbatimi i urdhrit për largim nga një zonë e mbrojtur mund të dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë, rreth 1,000 euro.Për bllokimin e rrugëve automobilistike gjatë protestave, kur pengohet qarkullimi i automjeteve dhe veprimi nuk përbën vepër penale, parashihet gjobë prej 5,000 lekësh, rreth 50 euro, për secilin person për çdo ditë bllokimi.Ndryshimet parashohin gjithashtu gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë (rreth 110–1,100 euro) për mosbindje ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit në rastet e përcaktuara me ligj. Për përdorimin e uniformave, shenjave ose simboleve në kundërshtim me ligjin, gjoba parashikohet nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë (rreth 550–1,100 euro).Kufizime të përkohshme për tubimetSipas aktit normativ, policia, me miratimin e prefektit, mund të ndalojë ose kufizojë tubimet në një perimetër të caktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore, kur ekziston rrezik real, serioz dhe i afërt për dhunë ndaj personave ose dëmtim të rëndë të pronës.Kufizimi mund të zgjasë deri në 72 orë dhe mund të rinovohet vetëm një herë, përmes një vendimi të ri të arsyetuar. Vendimi duhet të përcaktojë perimetrin, kohëzgjatjen d
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.