Arlinda zekajKGJK: Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes
2 min čitanja
Arlinda zekaj
KGJK: Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës.Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore në Pejë ka konstatuar se aktvendimet për mbrojtjen e saj i ishin përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutim. Ndërkaq, aktakuza ndaj bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, ishte pranuar në gjykatë më 26 tetor, në orën 08:56, pas vrasjes së saj.Inspektimi ishte kërkuar urgjentisht nga kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, më 26 tetor. Raporti përfundimtar i Njësisë për Inspektim Gjyqësor është dorëzuar në Këshill më 28 tetor.Nga shqyrtimi i dosjes, sipas njoftimit, rezulton se Gjykata Themelore në Pejë kishte pranuar kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent më 7 shtator 2026 dhe kishte vendosur për të po atë ditë.Arlinda Zekaj-Sylaj dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kishin paraqitur kundërshtim vetëm ndaj pjesës së aktvendimit që lidhej me besimin e fëmijës dhe alimentacionin. Gjykata kishte aprovuar kërkesën me aktvendimin e 16 tetorit, ndaj të cilit, sipas KGJK-së, palët nuk kishin paraqitur ankesë.“Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje”, thuhet në njoftim.Këshilli sqaron se palë në këtë çështje kishin qenë vetëm Arlinda Zekaj-Sylaj dhe bashkëshorti i saj, Jeton Sylejman Sylaj. Sipas institucionit, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen, nuk ishte përfshirë në asnjë shkresë të kësaj lënde.KGJK-ja ka dhënë hollësi edhe për kërkesën që e ndjera ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë më 17 shtator. Në të, ajo kishte pretenduar se gjyqtari i çështjes kishte vendosur kundërligjshëm dhe jashtë afateve ligjore.Sipas njoftimit, kryetari i gjykatës kishte kërkuar sqarime nga gjyqtari po atë ditë dhe kishte marrë përgjigje. Ndërsa Arlinda Zekaj-Sylajt i ishte kthyer përgjigje me shkrim më 20 tetor, duke i sqaruar veprimet e ndërmarra.Këshilli ka mohuar raportimet se kryesuesi Thaqi kishte pranuar kërkesë nga e nd
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.