Vlora çitakuÇitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në apel
2 min čitanja
Vlora çitaku
Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në apel
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.Çitaku, e cila është edhe anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.Sipas saj, në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, në mbledhje janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.“Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.Duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”, Çitaku ka vlerësuar se mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së UÇK-së është përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.Ajo ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e ka cilësuar të padrejtë, dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në procesin e apelit.“Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Çitaku.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.