Jeremy mathieuIsh-lojtari i Barcelonës rrëfen betejën me depresionin: Për katër vjet nuk bëra asgjë, vetëm rrija në divan
2 min čitanja
Jeremy mathieu
Ish-lojtari i Barcelonës rrëfen betejën me depresionin: Për katër vjet nuk bëra asgjë, vetëm rrija në divan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Jérémy Mathieu, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Francës, ka rrëfyer hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas përfundimit të karrierës profesionale, duke zbuluar se për katër vjet u përball me depresionin dhe qëndroi kryesisht i mbyllur në shtëpi.Francezi 42-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në gju në vitin 2020, gjatë kohës kur luante për Sporting Lisbonën, duke u detyruar t'i jepte fund karrierës si futbollist. Para këtij momenti, ai kishte luajtur për Sochaux, Toulouse, Valencia dhe Barcelonën, me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015.Në një intervistë për revistën franceze So Foot, Mathieu tregoi se ndërprerja e papritur e karrierës e la të papërgatitur për jetën larg futbollit. telegrafi.com “Gjithçka u ndal papritur. Mbaja një mbrojtëse në gju dhe nuk mund të bëja shumë. Rashë në një spirale negative. Isha në depresion, nuk ka kuptim ta fsheh. Më mungonin fusha, dhoma e zhveshjes dhe gjithçka që njihja. Për shkak të dëmtimit, nuk pata kohë të përgatitesha për jetën pas futbollit”, deklaroi ai.Ish-mbrojtësi zbuloi se për një periudhë katërvjeçare e kishte humbur interesimin për aktivitetet e përditshme dhe se mbështetja e bashkëshortes ishte vendimtare për të përballuar atë periudhë.“Për katër vjet, gjithçka më dukej e errët. Për fat të mirë, gruaja ime ishte pranë meje dhe më ndihmoi të dilja nga kjo situatë. Nuk dija më çfarë të bëja. Isha plotësisht i humbur. Qëndroja në shtëpi 24 orë në ditë. Dilja herë pas here, por jo për shumë gjatë. Ulesha në divan, shikoja televizor dhe përdorja telefonin. Nuk më interesonte më futbolli”, rrëfeu Mathieu. telegrafi.com Puna në një dyqan sportiv e ndihmoi të niste nga e paraNjë hap i rëndësishëm drejt rikthimit në jetën normale ishte puna në një dyqan të pajisjeve sportive pranë Marsejës, ku filloi të punonte rreth dy vjet më parë. Fotografia e ish-fituesit të Ligës së Kampionëve duke punuar në dyqan u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta.Megjithatë, Mathieu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.