Markat zviceraneKëto janë tri markat zvicerane ndër 100 më të vlefshmet në botë
2 min čitanja
Markat zvicerane
Këto janë tri markat zvicerane ndër 100 më të vlefshmet në botë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tri marka zvicerane janë përfshirë në mesin e 100 markave më të vlefshme në botë. Zurich Insurance, Nescafé dhe Nestlé përfaqësohen në renditjen e këtij viti nga kompania konsulente e markave Interbrand.Zurich Insurance performoi më së miri, duke u renditur në vendin e 58-të, me një vlerë të vlerësuar të markës prej 15 miliardë dollarësh amerikanë, sipas raportit “Markat më të Mira Globale”, të publikuar të enjten. Kjo gjithashtu e bën Zurich-un markën me renditjen më të lartë nga katër të sapoardhurit në listën e këtij viti, raporton Watson.Dy markat e tjera zvicerane i përkasin grupit Nestlé. Nescafé renditet në vendin e 70-të, me një vlerë marke prej 12.1 miliardë dollarësh. Krahasuar me vitin e kaluar, vlera e markës së kafesë ka rënë me 6 për qind.Ndërkaq, marka Nestlé renditet në vendin e 84-të, me një vlerë prej 9.7 miliardë dollarësh. Vlera e saj ka mbetur e pandryshuar krahasuar me vitin e kaluar.Prodhuesit e orëve luksoze mungojnë në renditjeËshtë e habitshme që asnjë prodhues zviceran i orëve luksoze nuk përfaqësohet në mesin e 100 markave më të vlefshme në botë.Marka të njohura si Rolex, Omega, Tag Heuer, Patek Philippe dhe Audemars Piguet nuk janë përfshirë në renditje. Kjo pavarësisht faktit se në listë përfaqësohen disa marka ndërkombëtare luksoze, përfshirë Hermès, Louis Vuitton, Chanel dhe Cartier, transmeton Telegrafi.Raporti nuk shpjegon arsyet pse produktet më të famshme të eksportit të Zvicrës mungojnë në renditje. Megjithatë, përfshirja në listë kërkon, ndër të tjera, që të ketë të dhëna të mjaftueshme financiare të disponueshme publikisht. Kjo mund të përbëjë një pengesë të veçantë për prodhuesit privatë të orëve.Të paktën edhe një markë zvicerane mund t’i bashkohet renditjes në të ardhmen. Prodhuesi i këpucëve sportive On është përfshirë nga Interbrand në mesin e dhjetë markave të ashtuquajtura “Marka për t’u vëzhguar”.Kjo listë përfshin marka për të cilat konsulentët besojnë se kanë potencialin të hyjnë në mesin e 100 markave më të vlefshme
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.