PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KonsullPas shërbimit në Gjenevë dhe Bernë, Rexhep Bajraktari nis detyrën si konsull i Kosovës në Milano
2 min čitanja
Konsull

Pas shërbimit në Gjenevë dhe Bernë, Rexhep Bajraktari nis detyrën si konsull i Kosovës në Milano

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rexhep Bajraktari ka nisur zyrtarisht detyrën si konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Milano të Italisë, pas emërimit për një mandat katërvjeçar.Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi.Bajraktari është diplomat karriere dhe pjesë e Trupit Diplomatik të Kosovës që nga viti 2009. Gjatë angazhimit të tij diplomatik, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë të Zvicrës, ndërsa ka qenë edhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.Përveç emërimit të Bajraktarit, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano është plotësuar edhe me një emërim tjetër. Qëndresa Fazliu është emëruar në pozitën e zëvendëskonsulles. Në njoftimin e publikuar, ambasada ka bërë të ditur se konsullata do të vazhdojë angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve dhe përfaqësimin e interesave të vendit.“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore”, thuhet në njoftim.Sipas ambasadës, plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të sigurojë vazhdimësinë e punës institucionale dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rexhep Bajraktari ka nisur zyrtarisht detyrën si konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Milano të Italisë, pas emërimit për një mandat katërvjeçar.Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi.Bajraktari është diplomat karriere dhe pjesë e Trupit Diplomatik të Kosovës që nga viti 2009. Gjatë angazhimit të tij diplomatik, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë të Zvicrës, ndërsa ka qenë edhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.Përveç emërimit të Bajraktarit, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano është plotësuar edhe me një emërim tjetër. Qëndresa Fazliu është emëruar në pozitën e zëvendëskonsulles. Në njoftimin e publikuar, ambasada ka bërë të ditur se konsullata do të vazhdojë angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve dhe përfaqësimin e interesave të vendit.“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore”, thuhet në njoftim.Sipas ambasadës, plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të sigurojë vazhdimësinë e punës institucionale dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…