Sllobodan millosheviqNga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi
2 min čitanja
Sllobodan millosheviq
Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas më shumë se tri dekadash mbijetese politike, përfshirë rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe dy dekada nën udhëheqjen e Ivica Daçiqit, Partia Socialiste e Serbisë po përballet me humbjen e saj më të rëndë.Një nga forcat politike më jetëgjata dhe më të afta për t’u përshtatur në vend, për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1990, ka mbetur jashtë Parlamentit.Në zgjedhjet e 25 tetorit, socialistët fituan pak më shumë se 90.000 vota, që janë të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor prej tre për qind.Partinë e themeloi ish-presidenti autokratik i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ndërsa gjatë 20 vjetëve të fundit ajo udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, i orientuar drejt Rusisë, i cili është ministër i Punëve të Brendshme në largim.Që nga ardhja në pushtet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në vitin 2012, socialistët kanë qenë partnerë të qëndrueshëm të saj në koalicionin qeverisës. Edhe Përparimtarët kanë shënuar humbjen e tyre të parë zgjedhore që nga ardhja në pushtet 14 vjet më parë, pasi Lista Studentore i fitoi bindshëm zgjedhjet me 2.2 milionë vota.Partia që gjatë viteve ’90 e udhëhoqi vendin drejt luftërave në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, i mbijetoi periudhës pas ndryshimeve të 5 tetorit të vitit 2000, kur u rrëzua regjimi i Millosheviqit.Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, SPS-ja mbeti pa disa funksionarë të lartë, ndërsa partinë e braktisi edhe një pjesë e të rinjve të saj.“Socialistët nuk e kuptuan momentin historik në të cilin ndodhet Serbia dhe kjo do t’u kushtojë me zhdukjen e tyre politike”, thotë për Radio Evropa e Lirë (REL) politologu Dushko Radosavleviq. Atmosfera e referendumit e fshiu SPS-në nga skena politikeSipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve, SPS-ja fitoi 2.16 për qind të votave, çka nuk mjaftoi për ta kaluar pragun zgjedhor. Zgjedhjet u karakterizuan nga pjesëmarrje e lartë e votuesve, prej 68 për qind; më e larta që nga zgjedhjet federale dhe presidenciale të shtatorit të vitit 2000.Ndonëse në garën zgjedhore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.