PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AleancaAleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlinda Zekajt
1 min čitanja
Aleanca

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlinda Zekajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aleanca ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke iu bashkuar thirrjeve të bëra gjatë protestës së mbajtur sonte në Prishtinë për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt.Në një njoftim, Aleanca e ka cilësuar të dështuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, duke kërkuar ndryshimin e saj të plotë dhe të menjëhershëm.Sipas Aleancës, përgjegjësia për dështimin e strategjisë i takon Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa për ministrin Sveçla ka kërkuar dorëheqje për atë që e ka cilësuar si “menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekajt”.“Aleanca i bashkohet kërkesës së grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla. Aleanca po ashtu kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftim.Aleanca ka theksuar se përgjegjësia për rastet e tilla nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët e nivelit të ulët në polici apo prokurori, por duhet të përfshijë edhe përgjegjësit politikë.“Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar. Përgjegjësia duhet të nisë nga lart”, thuhet në reagimin e Aleancës./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aleanca ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke iu bashkuar thirrjeve të bëra gjatë protestës së mbajtur sonte në Prishtinë për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt.Në një njoftim, Aleanca e ka cilësuar të dështuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, duke kërkuar ndryshimin e saj të plotë dhe të menjëhershëm.Sipas Aleancës, përgjegjësia për dështimin e strategjisë i takon Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa për ministrin Sveçla ka kërkuar dorëheqje për atë që e ka cilësuar si “menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekajt”.“Aleanca i bashkohet kërkesës së grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla. Aleanca po ashtu kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për menaxhim fatal të rastit të Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftim.Aleanca ka theksuar se përgjegjësia për rastet e tilla nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët e nivelit të ulët në polici apo prokurori, por duhet të përfshijë edhe përgjegjësit politikë.“Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar. Përgjegjësia duhet të nisë nga lart”, thuhet në reagimin e Aleancës./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…