Kim Kardashian pretendon se gjatë një udhëtimi në Afrikë, në vitin 2018, një person i drejtoi armën në kokë. Sipas një libri të ri, incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, dyshohet se u bë paranojak dhe alarmoi policinë lokale.Këto pretendime janë përfshirë në librin e ri të gazetarit Jonathan Van Meter, me titull “Citizen Kim: The Woman Who Created the Future”, i cili u publikua të martën. Sipas Page Six, autori shkruan se në tetor të atij viti marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme.Në librin e tij, Van Meter citon Farnaz Farjam, producente ekzekutive e emisionit “Keeping Up with the Kardashians”, e cila i ka rrëfyer se gjatë atij udhëtimi e kishte kuptuar se sa e rënduar ishte marrëdhënia mes Kim Kardashianit dhe Kanye Westit.“Po xhironin në një vend të izoluar në Ugandë, kur Kanye u bë paranojak dhe i shqetësuar”, shkruan Van Meter.Sipas rrëfimit të Farjamit, West dyshohet se e kishte bindur policinë lokale se dikush po përpiqej ta drogonte. Si pasojë, policët kishin mbërritur në vendngjarje me armët e nxjerra dhe, me kërkesën e tij, kishin hyrë me forcë në dhomat e të gjithë anëtarëve të ekipit. Foto: EPAVan Meter shton se, në një moment, “njëri prej policëve ia drejtoi armën Kim Kardashianit në kokë”.Farjam e ka përshkruar situatën si jashtëzakonisht të tensionuar, duke treguar se ishte detyruar të merrte me qira një avion privat për të larguar ekipin nga vendi.Sipas librit, Farjam përfundimisht e kishte falur Westin për incidentin, pasi ai vuan nga çrregullimi bipolar dhe, në atë periudhë, dyshohet se ndodhej në një fazë maniake.Page Six bëri të ditur se kishte kontaktuar përfaqësuesit e Westit për të marrë një koment lidhur me këto pretendime, por deri në publikimin e artikullit nuk kishte marrë përgjigje.Kim Kardashian, 46 vjeçe, dhe Kanye West, 49 vjeç, u martuan në vitin 2014 dhe e finalizuan divorcin në vitin 2022. Ata kanë katër fëmijë: North, 13 vjeçe, Saint, 10 vjeç, Chicago, tetë vjeçe, dhe Psalm, shtatë v
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
