Ander herrera"Mourinho është si “The Simpsons”, e dinte çfarë po ndodhte" - lojtar i Man Utd për dënimin e Man Cityt
2 min čitanja
Ander herrera
"Mourinho është si “The Simpsons”, e dinte çfarë po ndodhte" - lojtar i Man Utd për dënimin e Man Cityt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës, duke pretenduar se veprimet e klubit kanë ndikuar edhe në rezultatet dhe sukseset e skuadrave të tjera angleze.Futbollisti spanjoll, i cili aktualisht luan te Real Zaragoza, foli për këtë çështje në podcastin e ish-futbollistit Mario Suárez. Herrera, që ishte pjesë e Manchester Unitedit nga viti 2014 deri në vitin 2019, theksoi se rregullat duhet të vlejnë për të gjithë klubet, pavarësisht fuqisë së tyre financiare.“Ajo që po ndodhte nuk ishte normale dhe të gjithë ishim të vetëdijshëm për këtë. Rregullat duhet të respektohen. Ata nuk kanë aq shumë tifozë, por shpenzojnë sikur të kishin”, deklaroi Herrera, duke iu referuar Manchester Cityt.Megjithatë, spanjolli bëri dallimin mes drejtuesve të klubit dhe futbollistëve apo trajnerëve që kanë qenë pjesë e sukseseve të Cityt. Sipas tij, lojtarët dhe trajnerët e kanë merituar atë që kanë arritur në fushë, por dyshimet për mënyrën se si është drejtuar klubi mund t’i vënë në pikëpyetje sukseset e tyre.“Nuk kam asgjë për t'u ankuar për lojtarët dhe trajnerët. Ata e meritojnë plotësisht atë që kanë arritur. Megjithatë, nëse do të isha në vendin e tyre, do të zemërohesha me njerëzit që drejtojnë klubin, sepse kanë njollosur ose vënë në dyshim gjithçka që është arritur gjatë atyre viteve”, u shpreh ai. telegrafi.com Herrera: Dëmi për klubet e tjera është i pariparueshëmHerrera beson se pasojat e mundshme të shkeljeve financiare nuk lidhen vetëm me trofetë e fituar nga Manchester City, por edhe me mundësitë që mund t’u jenë mohuar klubeve të tjera. Ai përmendi Tottenhamin, duke theksuar se përfundimi në vendin e pestë dhe humbja e mundësisë për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të kenë pasoja të mëdha financiare.“Ky është një dëm i pariparueshëm. Tottenham ka përfunduar në vendin e pestë për, nuk e di sa herë, dhe nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. Kjo ka pasoja financiar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.