PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VdesVdes gruaja më e moshuar në Zvicër
2 min čitanja
Vdes

Vdes gruaja më e moshuar në Zvicër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hedwig “Mubli” Zaugg, gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Banorja e kantonit të Bernës vdiq të mërkurën në mbrëmje, vetëm pak muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 111-të.Zaugg kishte lindur më 17 maj 1915, në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe kishte jetuar përgjatë dy luftërave botërore. Në maj, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo kishte pritur në shtëpinë e të moshuarve gazetën “Blick”, ku kishte rrëfyer për jetën e saj dhe sekretin e jetëgjatësisë.Gjatë bisedës, ajo kujtoi fëmijërinë dhe këndoi këngën popullore “Brienzer Buurli”.Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë që në fëmijëri. Kur ishte vetëm tre vjeçe, nëna i vdiq nga gripi spanjoll. Ajo u rrit së bashku me tre vëllezër e motra në një fermë të vogël.Më vonë, së bashku me bashkëshortin e saj, Res, krijoi familjen e vet. Ajo ishte nënë e dy vajzave, gjyshe e katër nipërve e mbesave dhe stërgjyshe e gjashtë stërnipërve e stërmbesave.Deri rreth dhjetë vjet më parë, Zaugg kishte jetuar e pavarur. Pas një frakture të legenit, ajo u vendos në një azil pleqsh, transmeton Telegrafi.“T’i marrim gjërat ashtu siç vijnë”E pyetur nga “Blick” për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Zaugg ishte përgjigjur thjesht: “Ne thjesht jetuam dhe e morëm jetën ashtu siç erdhi.”Përveç kursimit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të mirë, ajo kishte edhe një këshillë të veçantë për fëmijët e saj.“Gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi të hanë tre arra në ditë. Kjo është gjithashtu e mirë për trurin”, kishte treguar ajo.Gjenetika mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në jetëgjatësinë e saj, pasi babai i saj kishte jetuar deri në moshën gati 100-vjeçare.Me vdekjen e Hedwig Zaugg, Zvicra humbet banoren e saj më të moshuar./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hedwig “Mubli” Zaugg, gruaja më e moshuar në Zvicër, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Banorja e kantonit të Bernës vdiq të mërkurën në mbrëmje, vetëm pak muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 111-të.Zaugg kishte lindur më 17 maj 1915, në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe kishte jetuar përgjatë dy luftërave botërore. Në maj, me rastin e ditëlindjes së saj, ajo kishte pritur në shtëpinë e të moshuarve gazetën “Blick”, ku kishte rrëfyer për jetën e saj dhe sekretin e jetëgjatësisë.Gjatë bisedës, ajo kujtoi fëmijërinë dhe këndoi këngën popullore “Brienzer Buurli”.Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë që në fëmijëri. Kur ishte vetëm tre vjeçe, nëna i vdiq nga gripi spanjoll. Ajo u rrit së bashku me tre vëllezër e motra në një fermë të vogël.Më vonë, së bashku me bashkëshortin e saj, Res, krijoi familjen e vet. Ajo ishte nënë e dy vajzave, gjyshe e katër nipërve e mbesave dhe stërgjyshe e gjashtë stërnipërve e stërmbesave.Deri rreth dhjetë vjet më parë, Zaugg kishte jetuar e pavarur. Pas një frakture të legenit, ajo u vendos në një azil pleqsh, transmeton Telegrafi.“T’i marrim gjërat ashtu siç vijnë”E pyetur nga “Blick” për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Zaugg ishte përgjigjur thjesht: “Ne thjesht jetuam dhe e morëm jetën ashtu siç erdhi.”Përveç kursimit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të mirë, ajo kishte edhe një këshillë të veçantë për fëmijët e saj.“Gjithmonë u kam thënë fëmijëve të mi të hanë tre arra në ditë. Kjo është gjithashtu e mirë për trurin”, kishte treguar ajo.Gjenetika mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në jetëgjatësinë e saj, pasi babai i saj kishte jetuar deri në moshën gati 100-vjeçare.Me vdekjen e Hedwig Zaugg, Zvicra humbet banoren e saj më të moshuar./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…