PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SpanjaDetaje të reja për tragjedinë në Spanjë - treni mori leje të kalonte në semafor të kuq
2 min čitanja
Spanja

Detaje të reja për tragjedinë në Spanjë - treni mori leje të kalonte në semafor të kuq

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me aksidentin e rëndë hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën dhjetëra persona. Sipas raportimeve, treni i kompanisë shtetërore Renfe vazhdoi lëvizjen pasi mori leje për të kaluar sinjalin e kuq, ndërsa të dhënat e lëvizjes tregojnë se para përplasjes kishte arritur shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë.Sipas informacioneve të publikuara nga mediat spanjolle, aksidenti ndodhi pasi një tren i Renfes u përplas me një tren të kompanisë private Iryo, i cili kishte mbetur i ndalur në shina. Rrethanat e sakta të përplasjes dhe përgjegjësia për tragjedinë mbeten objekt hetimi, shkruan bbc. Përplasja mes dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, të paktën 64 të vdekur dhe 80 të lënduar Sipas Ministrisë spanjolle të Transportit, një defekt në sistemin e sigurisë LZB u regjistrua rreth orës 08:32, duke shkaktuar ndalimin e gjashtë trenave në një segment hekurudhor prej rreth 90 kilometrash.Tetë minuta më vonë, qendra e kontrollit lejoi rifillimin e qarkullimit. Megjithatë, ministria bëri të ditur se në rrethana të tilla trenat duhej të lëviznin sipas procedurave të posaçme të sigurisë, me shpejtësi të përshtatur për të mundësuar ndalimin para çdo pengese.Sipas këtyre procedurave, shpejtësia nuk duhej të kalonte 40 kilometra në orë. Megjithatë, trenit të Renfes iu lejua të vazhdonte udhëtimin normal.Të dhënat e lëvizjes së trenit, të analizuara nga mediat spanjolle, tregojnë se ai filloi të përshpejtonte pas ndalimit dhe në një moment arriti shpejtësinë prej 236 kilometrash në orë.Në intervalin e fundit para ndalimit, shpejtësia mesatare e regjistruar ishte rreth 137 kilometra në orë, por kjo shifër nuk përfaqëson domosdoshmërisht shpejtësinë e saktë në çastin e përplasjes. Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, konfirmoi se sistemi LZB kishte dalë jashtë funksionit dhe se ekzistojnë procedura të përcaktuara për garantimin e sigurisë në raste të tilla.Ai tha se lejimi i vazhdimit të udhëtimit normal, pavarësisht sinjalit të kuq,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me aksidentin e rëndë hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën dhjetëra persona. Sipas raportimeve, treni i kompanisë shtetërore Renfe vazhdoi lëvizjen pasi mori leje për të kaluar sinjalin e kuq, ndërsa të dhënat e lëvizjes tregojnë se para përplasjes kishte arritur shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë.Sipas informacioneve të publikuara nga mediat spanjolle, aksidenti ndodhi pasi një tren i Renfes u përplas me një tren të kompanisë private Iryo, i cili kishte mbetur i ndalur në shina. Rrethanat e sakta të përplasjes dhe përgjegjësia për tragjedinë mbeten objekt hetimi, shkruan bbc. Përplasja mes dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, të paktën 64 të vdekur dhe 80 të lënduar Sipas Ministrisë spanjolle të Transportit, një defekt në sistemin e sigurisë LZB u regjistrua rreth orës 08:32, duke shkaktuar ndalimin e gjashtë trenave në një segment hekurudhor prej rreth 90 kilometrash.Tetë minuta më vonë, qendra e kontrollit lejoi rifillimin e qarkullimit. Megjithatë, ministria bëri të ditur se në rrethana të tilla trenat duhej të lëviznin sipas procedurave të posaçme të sigurisë, me shpejtësi të përshtatur për të mundësuar ndalimin para çdo pengese.Sipas këtyre procedurave, shpejtësia nuk duhej të kalonte 40 kilometra në orë. Megjithatë, trenit të Renfes iu lejua të vazhdonte udhëtimin normal.Të dhënat e lëvizjes së trenit, të analizuara nga mediat spanjolle, tregojnë se ai filloi të përshpejtonte pas ndalimit dhe në një moment arriti shpejtësinë prej 236 kilometrash në orë.Në intervalin e fundit para ndalimit, shpejtësia mesatare e regjistruar ishte rreth 137 kilometra në orë, por kjo shifër nuk përfaqëson domosdoshmërisht shpejtësinë e saktë në çastin e përplasjes. Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, konfirmoi se sistemi LZB kishte dalë jashtë funksionit dhe se ekzistojnë procedura të përcaktuara për garantimin e sigurisë në raste të tilla.Ai tha se lejimi i vazhdimit të udhëtimit normal, pavarësisht sinjalit të kuq,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…