Sami repishtiArdita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur
2 min čitanja
Sami repishti
Ardita Repishti: Pa të vërtetën dhe drejtësinë, falja është harresë e keqpërdorur
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një fotografi e panjohur, fëmijëria e ndërprerë e të atit dhe dëshmitë e zbuluara në arkiva janë vetëm një pjesë e rrëfimit. Ardita Repishti flet për përndjekjet nën dy regjime, historitë e shqiptarëve të mbetur në harresë, lidhjen e veçantë me Kosovën dhe trashëgiminë e profesor Sami RepishtitNjë djalë trembëdhjetëvjeçar, përballë dëbimit nga shtëpia familjare në Shkodër, përpiqet të marrë me vete librat e shkollës. Ende nuk e di se rruga do ta çojë pas telave me gjemba të kampit të Tepelenës. Në ato çaste, mes frikës dhe pasigurisë, librat janë e vetmja vazhdimësi e botës që po i rrëmbehej.Vite më vonë, vajza e tij do të përpiqet të rindërtojë historinë që babai e kishte mbajtur kryesisht në heshtje. Pas vdekjes së tij, një fotografi e panjohur, e shoqëruar me një shënim në anën e pasme, do të zbulojë një dëshmi të rrallë të viteve të internimit.Ajo është Ardita Repishti, studiuese, kërkuese shkencore, aktiviste dhe ndërmjetësuese kulturore, njohëse e dokumenteve të përndjekjes politike. Rrugëtimin e saj profesional e ka lidhur me kërkimin e së vërtetës historike dhe rikthimin e dinjitetit të njerëzve që diktatura u përpoq t’i fshinte edhe nga kujtesa.Në këtë intervistë për Telegrafin, ajo rrëfen historinë e familjes Repishti, kujtimet për xhaxhain e saj, profesor Sami Repishtin, dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes së Kosovës. Flet për dosjet e ish-Sigurimit, dokumentet që fshehin po aq sa zbulojnë, të përndjekurit që ende presin drejtësi dhe fatet e shqiptarëve që vazhdojnë të mbeten të shpërndara në arkivat evropiane.Rrëfimi shtrihet nga Shkodra e Tirana në Kosovë, Itali dhe Amerikë, duke sjellë në vëmendje lidhjet kulturore ndërmjet shqiptarëve, edukimin e brezave të rinj, përvojën e mërgimit dhe fuqinë e artit për ta mbajtur gjallë kujtesën.Përtej historisë së një familjeje, kjo intervistë ngre një pyetje që vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjen e shoqërisë: A mund të ketë falje të vërtetë, kur e vërteta ende kërkohet dhe drejtësia mbetet e papërmb
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.