PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
UnazëGruaja në Nebraska gjen sërish unazën e martesës, një muaj pasi e humbi në ndeshjen e futbollit
2 min čitanja
Unazë

Gruaja në Nebraska gjen sërish unazën e martesës, një muaj pasi e humbi në ndeshjen e futbollit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një grua nga shteti amerikan i Nebraskës është ribashkuar me unazën e saj të martesës, të cilën e kishte humbur gjatë një ndeshjeje futbolli të Universitetit të Nebraskës në Lincoln. Ajo arriti ta rimerrte falë një shoqeje dhe një artikulli të publikuar në media.Sipas universitetit, unaza u gjet pranë ndërtesës Nebraska Union pas ndeshjes hapëse të sezonit, më 5 shtator, kundër Universitetit të Ohios. Të nesërmen, ajo iu dorëzua policisë së kampusit, transmeton Telegrafi.Në brendësi të unazës ishte gdhendur mbishkrimi “Jim dhe Cheryl, 6 shtator 1996”. Objekti u regjistrua në bazën e të dhënave të sendeve të humbura dhe të gjetura të policisë universitare, por për rreth një muaj askush nuk u paraqit për ta kërkuar.Për të gjetur pronaren, drejtoresha e qendrës së dispeçerisë, Sara Haake, bashkëpunoi me departamentin e komunikimit dhe marketingut të universitetit. Përpjekjet çuan në publikimin e një artikulli në gazetën Lincoln Journal Star. Artikulli u pa nga një grua që i njohu emrat e gdhendur në unazë dhe kontaktoi shoqen e saj, Cheryl Fitzgarrald, për ta pyetur nëse e kishte humbur unazën e martesës.“E mendova si diçka të mrekullueshme. Për mua ishte sikur Zoti po i rregullonte të gjitha gjërat për të ma kthyer unazën”, tha Fitzgarrald në një njoftim të universitetit. Ajo tregoi se nuk e kishte kuptuar se e kishte humbur unazën në kampus dhe kishte menduar se e kishte vendosur diku në shtëpi.Të shtunën, Fitzgarrald u kthye në kampus dhe shkoi në zyrat e Policisë Universitare për të marrë unazën e humbur.“Jam jashtëzakonisht e lumtur. Jam thjesht shumë e lumtur që e kam sërish”, tha ajo. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një grua nga shteti amerikan i Nebraskës është ribashkuar me unazën e saj të martesës, të cilën e kishte humbur gjatë një ndeshjeje futbolli të Universitetit të Nebraskës në Lincoln. Ajo arriti ta rimerrte falë një shoqeje dhe një artikulli të publikuar në media.Sipas universitetit, unaza u gjet pranë ndërtesës Nebraska Union pas ndeshjes hapëse të sezonit, më 5 shtator, kundër Universitetit të Ohios. Të nesërmen, ajo iu dorëzua policisë së kampusit, transmeton Telegrafi.Në brendësi të unazës ishte gdhendur mbishkrimi “Jim dhe Cheryl, 6 shtator 1996”. Objekti u regjistrua në bazën e të dhënave të sendeve të humbura dhe të gjetura të policisë universitare, por për rreth një muaj askush nuk u paraqit për ta kërkuar.Për të gjetur pronaren, drejtoresha e qendrës së dispeçerisë, Sara Haake, bashkëpunoi me departamentin e komunikimit dhe marketingut të universitetit. Përpjekjet çuan në publikimin e një artikulli në gazetën Lincoln Journal Star. Artikulli u pa nga një grua që i njohu emrat e gdhendur në unazë dhe kontaktoi shoqen e saj, Cheryl Fitzgarrald, për ta pyetur nëse e kishte humbur unazën e martesës.“E mendova si diçka të mrekullueshme. Për mua ishte sikur Zoti po i rregullonte të gjitha gjërat për të ma kthyer unazën”, tha Fitzgarrald në një njoftim të universitetit. Ajo tregoi se nuk e kishte kuptuar se e kishte humbur unazën në kampus dhe kishte menduar se e kishte vendosur diku në shtëpi.Të shtunën, Fitzgarrald u kthye në kampus dhe shkoi në zyrat e Policisë Universitare për të marrë unazën e humbur.“Jam jashtëzakonisht e lumtur. Jam thjesht shumë e lumtur që e kam sërish”, tha ajo. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…