PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Marta kosMarta Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë
2 min čitanja
Marta kos

Marta Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do ta ketë shumë të vështirë të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk përafron politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, përfshirë qëndrimin ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mund të anëtarësohet në BE pa vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kos theksoi se mospërputhja me qëndrimet evropiane për çështjet strategjike do të përbënte pengesë për përparimin e vendit.“Një vend që nuk përafrohet me ne për çështje me interes strategjik, si politika e jashtme dhe e sigurisë, përfshirë luftën e përbashkët kundër Rusisë, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, nuk do të mund të përparojë. Kjo do të jetë shumë, shumë e vështirë”, deklaroi ajo. Megjithatë, ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian ende nuk ka nisur bisedimet me qeverinë e re të Serbisë.Sipas saj, fillimisht duhet të formohet qeveria e re në Beograd, pas së cilës do të vlerësohet nëse dhe si mund të vazhdojë bashkëpunimi me Serbinë në këtë drejtim.Ndryshe, lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke mposhtur bllokun politik të ish-presidentit, Aleksandar Vuçiq. Sipas rezultateve paraprake, lista studentore ka siguruar 52,71 për qind të votave, ndërsa koalicioni i Vuçiqit 39,17 për qind. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do ta ketë shumë të vështirë të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk përafron politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, përfshirë qëndrimin ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mund të anëtarësohet në BE pa vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kos theksoi se mospërputhja me qëndrimet evropiane për çështjet strategjike do të përbënte pengesë për përparimin e vendit.“Një vend që nuk përafrohet me ne për çështje me interes strategjik, si politika e jashtme dhe e sigurisë, përfshirë luftën e përbashkët kundër Rusisë, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, nuk do të mund të përparojë. Kjo do të jetë shumë, shumë e vështirë”, deklaroi ajo. Megjithatë, ajo bëri të ditur se Bashkimi Evropian ende nuk ka nisur bisedimet me qeverinë e re të Serbisë.Sipas saj, fillimisht duhet të formohet qeveria e re në Beograd, pas së cilës do të vlerësohet nëse dhe si mund të vazhdojë bashkëpunimi me Serbinë në këtë drejtim.Ndryshe, lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke mposhtur bllokun politik të ish-presidentit, Aleksandar Vuçiq. Sipas rezultateve paraprake, lista studentore ka siguruar 52,71 për qind të votave, ndërsa koalicioni i Vuçiqit 39,17 për qind. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…