Trafikim drogeShqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset
2 min čitanja
Trafikim droge
Shqiptari hidhet nga dritarja gjatë kontrollit të policisë në Zvicër, nuk arrin të arratiset
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në kantonin e Lucernit, në Zvicër, nën dyshimet për trafik droge. Gjatë një kontrolli policor në një pronë në Pfeffikon LU, i dyshuari është hedhur nga dritarja, nga një lartësi prej rreth tre metrash e gjysmë, në përpjekje për t’u arratisur. Ai është plagosur nga rënia, por fillimisht ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak më vonë nga policia.Sipas informacioneve të publikuara nga mediat zvicerane, bazuar në njoftimin e policisë së Lucernit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 21 tetor 2026, pasi autoritetet kishin marrë informacione për veprimtari të dyshuar kriminale dhe kishin nisur monitorimin e një prone në Pfeffikon.Kur zyrtarët policorë tentuan të kontrollonin dhomën ku ndodhej 35-vjeçari, ai u hodh nga dritarja në një lartësi prej afërsisht tre metrash e gjysmë, me qëllim që t’i shmangej kontrollit policor, shkruan Blick.Pavarësisht lëndimeve të pësuara nga rënia, i dyshuari arriti të ikte nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte pak më vonë.Pas arrestimit, 35-vjeçari mori trajtimin e parë nga ekipet mjekësore. Për shkak të lëndimeve, ai më pas u transportua me helikopter në spital për trajtim të mëtejshëm.Sekuestrohen heroinë, kokainë, para të gatshme dhe një armëPas ngjarjes, hetuesit kryen një kontroll të mëtejshëm në pronën ku qëndronte i dyshuari. Gjatë këtij kontrolli, policia zbuloi dhe sekuestroi disa qindra gramë substanca narkotike të dyshuara, konkretisht heroinë dhe kokainë, transmeton Telegrafi.Përveç lëndëve narkotike, autoritetet gjetën edhe disa mijëra franga zvicerane në para të gatshme. Gjatë kontrollit u sekuestrua gjithashtu një dokument identifikimi i falsifikuar, si dhe një pistoletë.Zbulimet e bëra gjatë kontrollit kanë shtuar dyshimet e autoriteteve ndaj 35-vjeçarit, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.