PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraVrasja e Arlinda Zekajt në fokus të mediave zvicerane: Kërkoi ndihmë disa herë, por u gjet e vdekur
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Vrasja e Arlinda Zekajt në fokus të mediave zvicerane: Kërkoi ndihmë disa herë, por u gjet e vdekur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga autoritetet në Kosovë para se të gjendej e vdekur pranë Pejës, ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane. Përmes hashtagut #DrejtësiPërArlindën, gratë zvicerane me prejardhje kosovare kërkojnë përgjigje, hetim të pavarur dhe përgjegjësi për çdo dështim të mundshëm institucional.Rasti i Arlinda Zekajt po vazhdon të marrë vëmendje edhe jashtë Kosovës, me mediat zvicerane që kanë raportuar për rrethanat e rënda të vdekjes së saj dhe kërkesat e përsëritura për ndihmë që ajo kishte drejtuar te institucionet, shkruan Telegrafi.Mediumi zviceran “20 Minuten” i ka kushtuar vëmendje rastit të 49-vjeçares, e cila, sipas raportimeve, kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia për shkak të kërcënimeve dhe dhunës, por u gjet e vdekur disa orë pasi kishte kërkuar sërish mbrojtje. Vdekja e saj ka nxitur reagime edhe në Zvicër, ku gratë me prejardhje nga Kosova po kërkojnë që rasti të zbardhet plotësisht dhe të ketë përgjegjësi për çdo mangësi që mund të konstatohet gjatë hetimeve.Kunati i saj, AS Zekaj, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Arlindës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë edhe dështimet e mundshme individuale dhe institucionale. I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.“A duhet të më vrasë para se ta arrestoni?”Sipas raportit të policisë në Pejë, “A duhet të më vrasë J.* para se ta arrestoni?”, ishin disa nga fjalët e fundit të Arlinda Zekajt. Disa orë më vonë, ajo u gjet e vdekur.Atë mbrëmje, kunati i saj kishte denoncuar bashkëshortin e saj të ndarë, JS, për kërcënime dhe dhunë.“Shpresoj të vijë dita kur do të duhet të përgjigjesh për këtë”, thuhet se kishte thënë Arlinda, transmeton Telegrafi.Sipas raportimeve dhe të dhënave të tjera lokale, 49-vjeçarja kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia që nga korriku. Nëntë ditë para vdekjes së saj, një gjykatë kishte lëshuar një urdhër ndalimi për gjashtë muaj, me të cilin bashkëshortit të sa

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga autoritetet në Kosovë para se të gjendej e vdekur pranë Pejës, ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane. Përmes hashtagut #DrejtësiPërArlindën, gratë zvicerane me prejardhje kosovare kërkojnë përgjigje, hetim të pavarur dhe përgjegjësi për çdo dështim të mundshëm institucional.Rasti i Arlinda Zekajt po vazhdon të marrë vëmendje edhe jashtë Kosovës, me mediat zvicerane që kanë raportuar për rrethanat e rënda të vdekjes së saj dhe kërkesat e përsëritura për ndihmë që ajo kishte drejtuar te institucionet, shkruan Telegrafi.Mediumi zviceran “20 Minuten” i ka kushtuar vëmendje rastit të 49-vjeçares, e cila, sipas raportimeve, kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia për shkak të kërcënimeve dhe dhunës, por u gjet e vdekur disa orë pasi kishte kërkuar sërish mbrojtje. Vdekja e saj ka nxitur reagime edhe në Zvicër, ku gratë me prejardhje nga Kosova po kërkojnë që rasti të zbardhet plotësisht dhe të ketë përgjegjësi për çdo mangësi që mund të konstatohet gjatë hetimeve.Kunati i saj, AS Zekaj, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Arlindës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë edhe dështimet e mundshme individuale dhe institucionale. I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.“A duhet të më vrasë para se ta arrestoni?”Sipas raportit të policisë në Pejë, “A duhet të më vrasë J.* para se ta arrestoni?”, ishin disa nga fjalët e fundit të Arlinda Zekajt. Disa orë më vonë, ajo u gjet e vdekur.Atë mbrëmje, kunati i saj kishte denoncuar bashkëshortin e saj të ndarë, JS, për kërcënime dhe dhunë.“Shpresoj të vijë dita kur do të duhet të përgjigjesh për këtë”, thuhet se kishte thënë Arlinda, transmeton Telegrafi.Sipas raportimeve dhe të dhënave të tjera lokale, 49-vjeçarja kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia që nga korriku. Nëntë ditë para vdekjes së saj, një gjykatë kishte lëshuar një urdhër ndalimi për gjashtë muaj, me të cilin bashkëshortit të sa

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…