InstabuiltHajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global
2 min čitanja
Instabuilt
Hajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Inovacioni dhe qëndrueshmëria po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si bizneset zhvillohen, krijojnë produkte të reja dhe u përgjigjen nevojave të shoqërisë.Pikërisht për ndërthurjen e këtyre dy fushave, për të ardhmen e ndërtimit dhe projektet që synojnë të sjellin një qasje të re në tregun kosovar, për Telegrafin ka folur Besart Hajrizi, bashkëpunëtor për Qëndrueshmëri dhe Inovacion në Insta Innovation Center në kuadër të Pllana Ventures. - YouTube www.youtube.com Hajrizi tha se grupi në të cilin veprojnë përfshin disa entitete biznesore që lidhen mes vete, që nga investimet dhe zhvillimi i projekteve të patundshmërisë, deri te sistemet inovative të ndërtimit dhe aktivitetet që lidhen me hulumtimin, zhvillimin dhe inovacionin.Sipas tij, ambicia kryesore është që industria tradicionale e ndërtimit të transformohet gjithnjë e më shumë në një proces të standardizuar prodhimi.Një prej elementeve që ai veçoi është sistemi konstruktiv i kompanisë, përmes të cilit pjesa dërrmuese e një objekti realizohet në fabrikë.“Pretendojmë dhe realisht e kemi transformuar industrinë ndërtimore në prodhim, që nënkupton se 98 për qind e shtëpisë ndërtohet në fabrikë dhe vetëm dy për qind ‘on-site’”, tha Hajrizi. Njerëzit, proceset dhe produkti në qendër të zhvillimitHajrizi shpjegoi se zhvillimi i produkteve dhe projekteve mbështetet në një kornizë të quajtur “5P”, e cila fillon me njerëzit dhe vazhdon me proceset, produktin, projektin dhe profitin. Foto: Ridvan SlivovaAi theksoi se njerëzit konsiderohen aseti më i rëndësishëm i kompanisë, ndërsa proceset janë thelbësore për transformimin e një ideje në produkt që mund të komercializohet dhe të krijojë vlerë në treg. Megjithatë, sipas tij, rezultati financiar nuk shihet si qëllimi i vetëm përfundimtar.Hajrizi tha se rëndësi ka edhe ndikimi që biznesi krijon në mjedis dhe shoqëri, qoftë përmes aktiviteteve edukative, organizimeve profesionale apo iniciativave që promovojnë standarde më të larta të qëndrueshmërisë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.