PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekaj“Gjumi s’ka me iu marrë” – Protestë në Prishtinë për Arlinda Zekajn, kërkohen dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës
2 min čitanja
Arlinda zekaj

“Gjumi s’ka me iu marrë” – Protestë në Prishtinë për Arlinda Zekajn, kërkohen dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E plotësuar: Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike.Në dyert e Qeverisë është shkruar mesazhi “Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, fjali e marrë nga letra e Arlinda Zekajt.Po ashtu, në dyert e objektit është vizatuar një sëpatë me ngjyrë të kuqe, duke iu referuar mënyrës se si u vra Arlinda nga ish-kunati i saj.Protestuesit kanë bërë thirrje “Jepni dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për vrasjen që ka nxitur reagime të shumta në vend. E plotësuar: Protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës, në shenjë revolte pas vrasjes së saj. Po ashtu është hedhur gaz në drejtim të zyrtarëve policorë, duke shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.Përmes këtyre veprimeve, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre dhe kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e Arlinda Zekajt.Ka nisur protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, në një rast ku i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj.Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po mbahet me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.Me qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe reagim institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore.Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë që vrasjet e grave të mos trajtohen si raste të izoluara, por si një problem serioz shoqëror që kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim të menjëhershëm.Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje kërkesat për drejtësi dhe nevojën për masa më efektive në parandalimin e vrasjeve të grave në Kosovë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E plotësuar: Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike.Në dyert e Qeverisë është shkruar mesazhi “Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, fjali e marrë nga letra e Arlinda Zekajt.Po ashtu, në dyert e objektit është vizatuar një sëpatë me ngjyrë të kuqe, duke iu referuar mënyrës se si u vra Arlinda nga ish-kunati i saj.Protestuesit kanë bërë thirrje “Jepni dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për vrasjen që ka nxitur reagime të shumta në vend. E plotësuar: Protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës, në shenjë revolte pas vrasjes së saj. Po ashtu është hedhur gaz në drejtim të zyrtarëve policorë, duke shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.Përmes këtyre veprimeve, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre dhe kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e Arlinda Zekajt.Ka nisur protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, në një rast ku i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj.Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po mbahet me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.Me qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe reagim institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore.Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë që vrasjet e grave të mos trajtohen si raste të izoluara, por si një problem serioz shoqëror që kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim të menjëhershëm.Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje kërkesat për drejtësi dhe nevojën për masa më efektive në parandalimin e vrasjeve të grave në Kosovë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…