PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jafar panahiIrani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi
1 min čitanja
Jafar panahi

Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Regjisori i njohur iranian, Jafar Panahi, është dënuar me pesë vjet e një muaj burg nga një gjykatë në Teheran, pas kthimit të tij në Iran në mars të këtij viti. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e pasurisë së tij, ka bërë të ditur avokati Mostafa Nili, pa dhënë detaje për veprën për të cilën është dënuar.Sipas mikut të tij dhe aktivistit iranian që jeton në Evropë, Hossein Razzagh, vendimi u shpall të hënën. Jafar Panahi Ai bëri të ditur se kishte biseduar me Panahin pas shpalljes së dënimit dhe se regjisori ende nuk ishte dërguar në burg. Megjithatë, atij i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, ndërsa vendimi mund të apelohet.Panahi është një nga regjisorët më të vlerësuar bashkëkohorë të Iranit, i cili ndër vite ka kritikuar autoritetet iraniane dhe ka dënuar dhunën ndaj protestuesve. Për shkak të qëndrimeve të tij, është përballur disa herë me burgim, ndalim të udhëtimeve dhe arrest shtëpiak.Pavarësisht presionit nga autoritetet, ka vazhduar të realizojë filma. Veprën "It Was Just an Accident" e xhiroi fshehurazi në Iran, pas një qëndrimi shtatë-mujor në burg, nga i cili u lirua në vitin 2023 pas një greve urie. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Regjisori i njohur iranian, Jafar Panahi, është dënuar me pesë vjet e një muaj burg nga një gjykatë në Teheran, pas kthimit të tij në Iran në mars të këtij viti. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e pasurisë së tij, ka bërë të ditur avokati Mostafa Nili, pa dhënë detaje për veprën për të cilën është dënuar.Sipas mikut të tij dhe aktivistit iranian që jeton në Evropë, Hossein Razzagh, vendimi u shpall të hënën. Jafar Panahi Ai bëri të ditur se kishte biseduar me Panahin pas shpalljes së dënimit dhe se regjisori ende nuk ishte dërguar në burg. Megjithatë, atij i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, ndërsa vendimi mund të apelohet.Panahi është një nga regjisorët më të vlerësuar bashkëkohorë të Iranit, i cili ndër vite ka kritikuar autoritetet iraniane dhe ka dënuar dhunën ndaj protestuesve. Për shkak të qëndrimeve të tij, është përballur disa herë me burgim, ndalim të udhëtimeve dhe arrest shtëpiak.Pavarësisht presionit nga autoritetet, ka vazhduar të realizojë filma. Veprën "It Was Just an Accident" e xhiroi fshehurazi në Iran, pas një qëndrimi shtatë-mujor në burg, nga i cili u lirua në vitin 2023 pas një greve urie. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…