PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Energjia elektrike​Këto janë risitë në Projektligjin për Energjinë dhe atë për Energjinë Elektrike
2 min čitanja
Energjia elektrike

​Këto janë risitë në Projektligjin për Energjinë dhe atë për Energjinë Elektrike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka mbajtur dëgjim publik të mërkurën për Projektligjin për Energjinë dhe Projektligjin për Energjinë Elektrike, ku u diskutua për mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën në treg dhe rregullimin e sektorit energjetik në Kosovë, raporton KosovaPress.Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se synimi i këtyre dy projektligjeve është krijimi i një sektori të qëndrueshëm të energjisë dhe integrimi i tij në tregun pan-evropian.Ai përmendi disa nga risitë që, sipas tij, sjellin projektligjet, përfshirë mbrojtjen e veçantë për konsumatorët e cenueshëm, krijimin e bazës për kategorizimin e tyre dhe mbështetjen për të parandaluar varfërinë energjetike.Mjeku tha se projektligjet synojnë edhe mbrojtje më të madhe të konkurrencës, duke parandaluar monopolet dhe abuzimin me pozitën dominuese, me qëllim që çmimet të jenë më të drejta. Si risi për Kosovën, ai përmendi edhe rregullimin e baterive, të cilat i cilësoi të domosdoshme për balancimin e sistemit dhe integrimin e energjisë së ripërtëritshme.“Vizioni ynë është me pasë një sektor të energjisë të qëndrueshëm dhe të integruar në tregun pan-evropian. Për këtë qëllim duhet me balancu trekëndëshin e interesave që fillojnë me mbrojtjen e mjedisit, vazhdojnë me sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e kostos... Në radhë të parë po i përmendi përparësitë që konsumatorët do t’i kenë me këto dy ligje të reja. Kemi paraparë mbrojtje të veçantë për konsumatorët e cenueshëm. Për herë të parë krijohet baza për kategorizimin e tyre dhe mbështetjes që duhet t’u përgjigjet konsumatorëve në mënyrë që ata t’i shmangin pasojat e varfërisë energjetike... Parashohim një mbrojtje më të madhe të konkurrencës. Me ndalu monopolin dhe abuzimin e pozitës dominuese. Kjo ndikon që çmimet të jenë më të drejta... Në radhë të tretë, që është risi për Kosovën, është rregullimi i baterive. Bateritë shihen si një domosdoshmëri për me balancu sistemin dhe mundësuar energjinë e ripërt

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka mbajtur dëgjim publik të mërkurën për Projektligjin për Energjinë dhe Projektligjin për Energjinë Elektrike, ku u diskutua për mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën në treg dhe rregullimin e sektorit energjetik në Kosovë, raporton KosovaPress.Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se synimi i këtyre dy projektligjeve është krijimi i një sektori të qëndrueshëm të energjisë dhe integrimi i tij në tregun pan-evropian.Ai përmendi disa nga risitë që, sipas tij, sjellin projektligjet, përfshirë mbrojtjen e veçantë për konsumatorët e cenueshëm, krijimin e bazës për kategorizimin e tyre dhe mbështetjen për të parandaluar varfërinë energjetike.Mjeku tha se projektligjet synojnë edhe mbrojtje më të madhe të konkurrencës, duke parandaluar monopolet dhe abuzimin me pozitën dominuese, me qëllim që çmimet të jenë më të drejta. Si risi për Kosovën, ai përmendi edhe rregullimin e baterive, të cilat i cilësoi të domosdoshme për balancimin e sistemit dhe integrimin e energjisë së ripërtëritshme.“Vizioni ynë është me pasë një sektor të energjisë të qëndrueshëm dhe të integruar në tregun pan-evropian. Për këtë qëllim duhet me balancu trekëndëshin e interesave që fillojnë me mbrojtjen e mjedisit, vazhdojnë me sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e kostos... Në radhë të parë po i përmendi përparësitë që konsumatorët do t’i kenë me këto dy ligje të reja. Kemi paraparë mbrojtje të veçantë për konsumatorët e cenueshëm. Për herë të parë krijohet baza për kategorizimin e tyre dhe mbështetjes që duhet t’u përgjigjet konsumatorëve në mënyrë që ata t’i shmangin pasojat e varfërisë energjetike... Parashohim një mbrojtje më të madhe të konkurrencës. Me ndalu monopolin dhe abuzimin e pozitës dominuese. Kjo ndikon që çmimet të jenë më të drejta... Në radhë të tretë, që është risi për Kosovën, është rregullimi i baterive. Bateritë shihen si një domosdoshmëri për me balancu sistemin dhe mundësuar energjinë e ripërt

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…