Max jefferyE lavdëron djathin, por “godet” Zvicrën, influencuesi britanik e quan të shtrenjtë dhe të mërzitshme
2 min čitanja
Max jeffery
E lavdëron djathin, por “godet” Zvicrën, influencuesi britanik e quan të shtrenjtë dhe të mërzitshme
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Influencuesi britanik i udhëtimeve, Max Jeffery, ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pasi e cilësoi Zvicrën si një nga destinacionet më të mbivlerësuara që ka vizituar. Në një video të publikuar online, ai kritikon çmimet e larta, jetën e natës dhe mënyrën se si, sipas tij, vendi i trajton turistët. Jeffery e rendit Zvicrën në krye të listës së tij të destinacioneve që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë. Edhe pse pranon se peizazhet zvicerane janë të bukura, ai thotë se kjo nuk mjafton për të justifikuar kostot e larta të udhëtimit. “Vlera për paratë është ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në botë”, shprehet influencuesi, duke kritikuar gjithashtu kulturën që e konsideron të vështirë për t’u afruar dhe mungesën e argëtimit gjatë natës, shkruan Blick.Gjeneva, një nga qytetet që e zhgënjeu më shumë Kritikat e tij nuk kursyen as Gjenevën. Qytetin pranë liqenit me të njëjtin emër, Jeffery e përshkroi si një nga vendet më të mërzitshme që ka vizituar ndonjëherë, duke lënë të kuptohet se nuk ka shumë dëshirë për t’u kthyer atje. Megjithatë, komentet e tij nuk u pritën mirë nga një pjesë e përdoruesve zviceranë të rrjeteve sociale, të cilët reaguan duke kundërshtuar vlerësimin e tij, transmeton Telegrafi.“Jam zviceran dhe jetoj këtu. E ke gabim dhe argumentet e tua janë sipërfaqësore”, shkroi një komentues. Të tjerë e morën me humor kritikën e influencuesit, duke thënë se nuk e kanë problem nëse ai zgjedh të mos e vizitojë më Zvicrën. Djathin e pëlqen, por jo kuzhinën zvicerane Një nga të paktat gjëra që Jeffery vlerësoi ishte djathi zviceran. Për pjesën tjetër të kuzhinës vendase, megjithatë, ai nuk pati shumë fjalë të mira, duke e cilësuar si jo të veçantë. Ky koment nxiti edhe më shumë ironi në internet. Disa përdorues vunë në pikëpyetje gjykimin e një britaniku për ushqimin, duke iu referuar reputacionit jo gjithmonë të favorshëm të kuzhinës britanike. Të tjerë, ndërkaq, u shprehën se pajtohen me vlerësimin e tij për Zvicrën. Në listën e destinacioneve q
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.