ItaliaMësuesi rrihet nga një nxënës në një shkollë në Itali, përfundon në spital - mediat sjellin detaje
2 min čitanja
Italia
Mësuesi rrihet nga një nxënës në një shkollë në Itali, përfundon në spital - mediat sjellin detaje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një mësues është rrahur nga një nxënës në një shkollë në Torino, të mërkurën, dhe është dërguar në spital me lëndime të lehta. Mësuesi i Institutit "Carlo Grassi", në kryeqendrën e rajonit të Piemontes, u sulmua nga i mituri, i cili dyshohet se e goditi me shkelma e grushte dhe i hodhi një karrige, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi. Siç bëhet e ditur më tej, ngjarja ndodhi brenda ambienteve të shkollës. Një koleg i mësuesit dha alarmin duke telefonuar numrin 112.Në vendngjarje mbërritën forcat e Karabinierisë dhe personeli mjekësor i urgjencës. Nxënësi, i cili ndjek vitin e dytë të shkollës së mesme, u shoqërua nga Karabinierët në komisariat për t'u marrë në pyetje. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi sulmin. Ky sulm është i fundit në një sërë incidentesh të ngjashme në Itali. Në muajin mars, një mësuese 57-vjeçare nga Berzo San Fermo, Chiara Mocchi, përfundoi në gjendje kritike në spitalin e Bergamos, pasi u godit me thikë nga një nxënës 13-vjeçar jashtë një shkolle në qytezën fqinje, Trescore Balneario. Mësuesja e gjuhëve të huaja u transportua në spital me helikopter. Madje, sipas policisë, i mituri e kishte filmuar të gjithë ngjarjen me telefonin e tij celular. Më pas, në muajin maj, një djalë 11-vjeçar u përpoq të godiste me thikë një mësues në një shkollë pranë Trapanit, në Siçili, por u ndalua nga vetë mësuesi para se të arrinte ta godiste. Më pas, muajin e kaluar, në një shkollë të ciklit të mesëm në lagjen Centocelle të Romës, një nxënës spërkati me sprej djegës fytyrën e një mësueseje dhe më pas e goditi atë me thikë. Viktima, Isabella Marsilio, 66 vjeçe, mësuese e letërsisë italiane – e cila po fillonte vitin e saj të fundit para daljes në pension – u godit me thikë nga njëri prej nxënësve të saj 13-vjeçarë. Ajo mori ndihmë nga shërbimet e urgjencës; gjendja e saj nuk paraqiste rrezik për jetën, ndonëse ajo ishte në gjendje shoku. Sulmuesi, një djalë 13-vjeçar, po përpiqej ta transmetonte sulmin drejtpërdrejt (live) nga telefoni i tij p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.