Lufta në ukrainëRusia duket serioze lidhur me takimin në Abu Dabi – thotë Zelensky
2 min čitanja
Lufta në ukrainë
Rusia duket serioze lidhur me takimin në Abu Dabi – thotë Zelensky
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se, pas bisedës midis liderëve evropianë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, krijohet përshtypja se Rusia është seriozisht e përkushtuar ndaj takimit të ekipeve negociuese në Abu Dabi. Gjatë këtij takimi, palët planifikojnë të diskutojnë hapat e parë drejt de-eskalimit në sektorin e energjisë dhe në det, si dhe shkëmbimin e të burgosurve.Kreu i shtetit e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me gazetarët, sipas "Ukrinform", përcjell Telegrafi."Të hënën në mbrëmje, fola me kryeministrin e Norvegjisë dhe presidentin e Finlandës, si vazhdimësi e takimit tonë në Oslo dhe në prag të takimit të tyre të sotëm (27 tetor – Shën. i red.) me palën ruse. Ne i diskutuam çështjet. Në thelb, në Oslo u njohëm me agjendën për takimin e ardhshëm trepalësh të ekipeve negociuese, i planifikuar për në nëntor në Abu Dabi. Ata donin ta diskutonin këtë me mua dhe më pas me liderin rus", citohet të ketë thënë ai.Zelensky vuri në dukje se, të martën në mëngjes, partnerët e tij biseduan me liderin rus, paraqitën qëndrimin e tyre të dakordësuar dhe dëgjuan këndvështrimin e tij."Menjëherë pas bisedës, Stubb dhe Støre më telefonuan dhe më thanë se e kishin përfunduar diskutimin. Në thelb, ata përçuan përshtypjen se rusët janë seriozisht të përkushtuar për takimin në Abu Dabi. Pritet që agjenda të përfshijë çështjet e mëposhtme: hapat fillestarë të de-eskalimit, prioritetet kryesore për palën ukrainase – veçanërisht ato që lidhen me sigurinë – dhe, në përgjithësi, dhënien fund të kësaj lufte", ka thënë presidenti ukrainas. Sipas Zelenskyt, gjatë këtij takimi të ekipeve teknike, shpresohet të arrihen "hapa de-eskalimi në sektorin e energjisë dhe në det; shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i tyre në shtëpi; si dhe diskutimi mbi formatin në të cilin mund të zhvillohet një takim trepalësh në nivel liderësh"."Kjo është agjenda jonë, të cilën e kemi diskutuar me partnerët tanë amerikanë", theksoi ai.Përveç kësaj, presidenti nënvizoi se garancitë e sigur
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.